|
Marketingu digjital në "Infopress"
Marketingu i gazetës "Infopress", përveç formës së shkruar të publikimeve, ofron edhe mundësinë virtuale të shpalljes së tyre në internet. "Infopress" ka kapacitete të mjaftueshme për t'i mbuluar të gjitha shpalljet, tenderët, reklamat...nga institucionet, kompanitë, shoqatat të cilat shprehin interesim për bashkëpunim. "Infopress" është burim ekskluziv i informimit, posedon besueshmëri dhe korrektësi në informata dhe kjo më së miri vërtetohet nga vetë fakti i rritjes së vazhdueshme të tirazhit.
Përparësitë e kësaj të përditshmeje janë:
-
Në raport me gazetat tjera, radhitet si e para në Kosovë për nga numri i ekzemplarëve të shitur.
-
Është gazeta e parë në Kosovë që ka ulur çmimin në vetëm 10 eurocent.
-
Është njëra nga gazetat që del edhe ditën e diel.
-
Është e hapur për të gjithë lexuesit dhe i boton shkrimet me vlerë.
-
Më shumë u dedikohet të rinjve (yjet dhe sporti), por po tërheq edhe moshën e pjekur (informatat dhe temat).
-
Është gazetë që nxit debat për tema të ndryshme dhe i thekson argumentet, në mbështetje të së vërtetës.
-
Është e vetmja gazetë që ka hapur dy faqe të posaçme, atë të SHBA-ve dhe vendeve të Evropës Perëndimore, për t'u pasuruar nga përvojat e zhvillimeve të kaluara dhe të tashme në këto vende.
Pse të reklamoni në webfaqen tonë në internet?
-
Për shkak të çmimit të ulët: çmimi ditor i një klipi reklame, prej 30 sekondash në ndonjë televizion, është i njëjtë me çmimin mujor të publikimit në gazetën tonë.
-
Sepse publikimet e kësaj natyre, janë më afër njerëzve dhe mbahen mend më gjatë.
-
Prezenca konstante në internet, me aktivitete të ndryshme të marketingut dhe web prezantimit, ndërton për ju një imixh të një kompanie moderne, të besueshme dhe të fortë.
-
Kjo mënyrë e komunikimit i kalon kufijtë kombëtarë.
-
Sepse ne disponojmë me ekip profesional të dizajnerëve, të cilët po punojnë me përkushtim për ju.
Nëse është objektivi i institucionit tuaj, që mesazhet të shkojnë te numri më i madh i lexuesve, për t'i bërë shpenzimet tuaja efikase, atëherë këtë nevojë, e përmbush kjo gazetë. Ne i kemi parë publikimet tuaja në disa gazeta, të cilat shiten në tirazh simbolik dhe të cilat nuk kanë arritur që të depërtojnë te lexuesit. Prandaj, me qëllim të një bashkëpunimi serioz, "Infopress" ofron mundësinë e lidhjes së kontratave të cilat kanë për qëllim interesin e ndërsjellë afarist. Ju do të keni leverdi, ngase kërkimet tona parashikojnë se web faqen tonë do ta vizitojnë rreth gjysmë milioni njerëz.
Me qëllim të lehtësimit të komunikimit tonë, Shërbimi i sportelit për shpallje, njoftime dhe reklama të ndryshme, mban kontakte të pandërprera me partnerët tanë çdo ditë, duke nxjerrë në pah kërkesa të reja të lexuesve. E mirëpresim bashkëpunimin me ju!
Gazeta ditore "Infopress" Adresa: Shtypshkronja "Rilindja", kati i parë 10000, Prishtinë Tel: +381/ 038 222 502 E-mail:
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
Vendose në:
|