Mobilizohen për trafik
E enjte, 02 Shtator 2010 00:00

v_siguriPolicia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë zotuar se do të merren seriozisht me situatën e krijuar në komunikacionin rrugor. Nga dita e martë, këto dy institucione të rendit kanë nisur së implementuari fushatën e titullar “Java e sigurisë në trafik”, e cila do të realizohet në gjithë territorin e Kosovës dhe parasheh parandalim të aksidenteve në përgjithësi. Vetëm gjatë këtij viti, mbi 100 persona kanë vdekur në aksidente

Lexo më shumë...
 
“Furtunë” shkarkimesh në polici
E martë, 31 Gusht 2010 22:07

v_siguriNëntë shkarkime dhe nëntë emërime të reja janë bërë të hënën në strukturën udhëheqëse të Policisë së Kosovës. Kreu i Policisë, Behar Selimi thotë se në kuadër të përpjekjeve për ndryshime pozitive dhe riorganizim në Policinë e Kosovës, ndryshimet e fundit janë bërë duke u bazuar në menaxhimin në bazë të performancës, mënyrës së shfrytëzimit të burimeve dhe nevojave të shërbimit

Lexo më shumë...
 
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i granatës
E martë, 31 Gusht 2010 19:33

v_siguriNjë shpërthim me pasoja fatale ka ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Bostan të Novobërdës, të banuar me serbë dhe shqiptarë. Si pasojë, janë plagosur gjashtë persona të nacionalitetit serb dhe rom. Policia ka identifikuar kryesin e sulmit dhe i njëjti është shpallur në kërkim

Lexo më shumë...
 
EULEX bastis shtëpinë e Azem Sylës
E enjte, 29 Korrik 2010 20:33
v_1Policia e EULEX-it, të mërkurën në mëngjes ka bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Azem Syla. Bastisja sipas EULEX-it është bërë në lidhje me hetimet që po kryen për rastin “Bllaca”. Ish-komandanti “Daja” ndodhet për pushime jashtë Kosovës, ndërsa është ftuar që brenda shtatë dite të paraqitet në Prokurorinë Speciale
Lexo më shumë...
 
Kërcënohet kundërshtari i vehabistëve
E martë, 27 Korrik 2010 22:52
v_siguriDeklarata e imamit të xhamisë “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë, Bekim Jashari, se ferexheja është një traditë arabe, ndërsa shamia nuk është fundamet islam, “iu ka shpërblyer” me kërcënim me jetë. Edhe pse nuk e drejton gishtin ndaj askujt, Jashari tregon se nëpër ligjëratat e tij e ka kritikuar sektin vehabijë. Për më shumë, ai thotë se ky sekt është në kundërshtim me medhëhebin hanefijë, atë që ai predikon. Në këtë situatë, imami thotë se po lëvizë me kujdes, kurse policia veç konfirmon se është raportuar rasti, pa treguar deri ku kanë shkuar hetimet...
Lexo më shumë...
 
Shtohen rastet e hajnisë
E hanë, 26 Korrik 2010 21:49
v_siguriGjatë këtij viti, krimi në rajonin e Gjilanit ka shënuar rritje për 14 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar. Vjedhjet janë më të theksuara ndërsa pasojnë rastet e armëmbajtjes pa leje dhe dhuna në familje. Policia gjilanase këtë vit ka arrestuar mbi 2 mijë persona për raste të ndryshme. Edhe në rajonin e Gjilanit është duke u zbatuar metodologjia e re policore. Për këto dhe shumë të tjera, për Infopress, flet kolonel Elmina Mahmuti, drejtore e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan
Lexo më shumë...
 
Polici vret në vetëmbrojtje sulmuesin e maskuar
E enjte, 22 Korrik 2010 19:29

v_siguriPolicia ka identifikuar personin e vrarë të martën pasdite në Gërmi të Prishtinës. Ai është B. S. 35-vjeç nga Fushë Kosova me vendbanim në Prishtinë, i cili dyshohet se me maskë në kokë dhe i armatosur, e ka sulmuar dhe ka tentuar të plaçkitë një zyrtar policor, derisa ky i fundit ishte jashtë detyre dhe kishte dalë për të shëtitur në rroba civile

Lexo më shumë...
 
EULEX-i nuk dërgon njësitë speciale në veri
E martë, 20 Korrik 2010 16:39

v_siguriNjeriu i dytë në EULEX, ka deklaruar për mediat serbe se Njësitet Speciale të Policisë nuk do të dërgohen në veriun e Kosovës. Edhe pse dy rastet e fundit të incidenteve që ndodhën në veri po hetohen intensivisht nga EULEX-i, deri më tani ende asnjë person nuk është arrestuar

Lexo më shumë...
 
Veriu “parajsë” për kriminelë
E martë, 20 Korrik 2010 00:46
v_siguriPas dy incidenteve të fundit që ndodhën në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në veri. Qe dy javë në këtë pjesë të Kosovës nuk ka ndodhur asnjë incident i rëndë. Hetimet për dy rastet e fundit (plagosja e deputetit Miletiq dhe shpërthimi i granatës që la të vdekur një person dhe dhjetë të tjerë të plagosur) është duke i zhvilluar EULEX-i dhe deri tani ende asnjë person nuk është arrestuar. Shumë kriminelë dhe recidivistë, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave, lëvizin lirshëm. Për këto dhe shumë të tjera për Infopress flet, kolonel Jahë Avdiu, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë
Lexo më shumë...
 
Policia e Kosovës me njësi ekstradimi
E shtunë, 17 Korrik 2010 18:20

v_siguriEkstradimi i të dyshuarve për në Kosovë tash e tutje do të kryhet nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Njëmbëdhjetë trupa të njësisë speciale janë pjesë e Njësitit për Ekstradim. Kjo njësi e sapoformuar për një kohë të shkurtër ka kryer dy ekstradime të personave të dyshuar për në Kosovë, një nga Hungaria dhe një nga Norvegjia

Lexo më shumë...
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 Tjetri > Fund >>

Faqe 1 nga 8
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

13°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 88%

Wind: NE at 8 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara