Shqipëria nuk pyetet për Zhurin
E mërkurë, 01 Shtator 2010 23:54

v_ekonomiBurimet e “Infopress-it” brenda MEM-it bëjnë të ditur se kjo ministri ka hedhur poshtë pretendimet e fundit të Qeverisë shqiptare, se një grup ekspertësh nga të dyja shtetet, që do të duhej të takohej këtë javë, do të vendosë në lidhje me projektin e HC Zhuri.

MEM-i konsideron se shteti i Kosovës nuk ka pse ta pyesë Shqipërinë rreth projektit të HC të Zhurit, pasi që ky hidrocentral nuk ka të bëjë asgjë me shkeljen e rregullave ndërkombëtare të ujit

Lexo më shumë...
 
Pyjet janë resurs kombëtar
E martë, 31 Gusht 2010 22:00
v_ekonomi“Pyjet janë resurs kombëtar dhe duhet të trajtohen si të tilla, prandaj duhet t’i mbrojmë nga degradimi dhe t’i shfrytëzojmë ashtu si duhet”, thotë Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, duke shtuar se do të investojnë edhe në sektorin e ekoturizimit dhe turizmit malor
Lexo më shumë...
 
Do të rrisim subvencionet për grurë
E martë, 31 Gusht 2010 19:26
v_ekonomiBlerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, shprehet se nuk ka indikatorë për rritje të mëtejme të çmimit të bukës, kurse është zotuar se do të ketë rritje të subvencioneve për mbjelljet e grurit në vjeshtë
Lexo më shumë...
 
Hetohen bankat
E shtunë, 07 Gusht 2010 22:00

v_ekonomiKomisioni i Konkurrencës ka ngritur dyshime serioze për marrëveshje interne mes disa bankave. Ky komision tashmë është duke e hulumtuar një rast që lidhet me shkeljen e Ligjit të Konkurrencës, krahas edhe rasteve të tjera, si në sektorin e naftës dhe tregun e sigurimeve

Lexo më shumë...
 
Luksi i MTI-së
E mërkurë, 04 Gusht 2010 10:59

v_ekonomiZyra e Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), javën e kaluar, ka përzgjedhur kompaninë “Palma” për furnizim me inventar për MTI-në, në vlerë prej 68.781 eurosh.

Ky shpenzim i MTI-së për “modernizimin” e zyrave vjen në kohën kur të gjitha vendet e rajonit kanë bërë shkurtime buxhetore, duke filluar nga mallrat dhe shërbimet e deri tek uljet e rrogave

Lexo më shumë...
 
Biznesi premton 31milionë euro investime në Drenicë
E hanë, 02 Gusht 2010 23:18

v_ekonomiMinistri i Tregtisë, Lutfi Zharku, ka pohuar për “Infopress” se në bazë të kontratave që kanë bërë me bizneset, të cilat do të vendosën në Parkun e Biznesit në Drenas, do të investohen 31 milionë euro dhe do të punësohen mbi 1 mijë punëtorë

Pesë vjet pas fillimit të punimeve në këtë park, funksionalizimi i tij është premtuar të bëhet më së largu deri në muajin nëntor, mirëpo, megjithatë, deri më tash shumë afate kohore në lidhje me këtë park nuk janë përmbushur

Lexo më shumë...
 
Edhe durrsakët shijojnë prodhimet nga Kosova
E premte, 30 Korrik 2010 17:57

v_ekonomiBiznese të ndryshme nga Kosova, këtë javë kanë prezantuar produktet e tyre në pjesën e vjetër të qytetit të Durrësit, në një nga sheshet kryesore buzë valëve të Detit Adriatik

Bizneset e Kosovës e shfrytëzojnë portin e Durrësit, i cili është më i lirë, mirëpo është vlerësuar se duhet të avancohen më shumë shërbime, në mënyrë që të jetë konkurrent me portet e tjera të rajonit

Lexo më shumë...
 
PTK ofron pako televizive
E enjte, 29 Korrik 2010 20:27

v_ekonomiProjekti më i ri i Postë-Telekomit të Kosovës, IPTV – Pako mediale, do të fillojë së funksionuari gjatë muajit tetor të këtij viti, përderisa testet e para do të fillojnë në fund të muajit shtator

Teknologjia që do të përdoret për këtë shërbim është ajo e fundit e cila tashmë gjendet në tregun e IPTV-së nëpër botë dhe do të ofrojë mbi 60 kanale vendore dhe ndërkombëtare, ndërkohë që do të ketë së paku dhjetë kanale High Definition (HD), kualitet i lartë

Lexo më shumë...
 
Lojërat e fatit lirohen nga TVSH-ja
E martë, 27 Korrik 2010 22:46

v_ekonomiBastet, lotaritë dhe format tjera të lojërave të fatit janë liruar nga TVSH-ja, përderisa këto veprimtari pritet që deri në fund të vitit të ngarkohen me taksa fikse, varësisht nga pajisjet me të cilat zhvillojnë veprimtaritë

Ekspertë të ekonomisë, vlerësojnë se lojërat e fatit janë biznese shërbyese, ashtu siç janë edhe bizneset e tjera dhe sipas tyre, ky lloj biznesi nuk është dashur të lirohet nga TVSH-ja

Lexo më shumë...
 
Tenderët e KEK-ut “favorizojnë” ofertuesit “single”
E hanë, 26 Korrik 2010 21:45

v_ekonomiNga vetëm dy kompani, sa kanë ofertuar në tenderin për Inspektimin e tymtarit në TCB, njëra prej tyre është eliminuar nga gara, nga Zyra e Prokurimit në KEK me arsyetimin si e “papërgjegjshme”, ani pse kjo kompani kishte ofruar çmim më të ulët prej afër 10 mijë eurosh në krahasim me kompaninë fituese

Edhe pse neni 3.3 i Ligjit të Prokurimit nuk lejon që të zhvillohen procedurat e prokurimit në rastet kur në garë janë më pak se tre ofertues, megjithatë KEK-u për këtë çështje vazhdon ta përdorë “armën” e fundit, duke marrë aprovim nga Agjencioni i Prokurimit Publik për revokimin e këtij neni

Lexo më shumë...
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 Tjetri > Fund >>

Faqe 1 nga 8
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

13°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 88%

Wind: NE at 8 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara