Isa “Prime Travel”
E enjte, 02 Shtator 2010 00:05

v_kryeqytetAgjensioni i udhëtimeve “Prime Travel” është biznesi më i ri i familjes së kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa. Ky biznes, që si pronar ka djalin e tij, Besnikun, është i regjistruar si kompani për transport të rregullt ajror. Pronari i ka ikur pyetjes nëse ka licencë apo jo për këtë veprimtari, kurse në Ministrinë e Transportit thonë se “Prime Travel” nuk ka licencë për transport të udhëtarëve dhe as që ka aplikuar për të. Me këtë biznes, familjes Mustafa i bëhen së paku 5 biznese

Lexo më shumë...
 
E “pushtojnë” OSBE-në
E martë, 31 Gusht 2010 22:17

v_kryeqytetNdërmarrja “Marketingu” ka paralajmëruar që më 1 shtator në ora 9:00 do të hyjë në ndërtesën që tash njihet si “Objekti i OSBE-së”, e që ata pretendojnë që katër kate janë të tyre, por OSB-ja ua ka uzurpuar. Ata thonë se këtë ditë do të hyjnë gjithsesi, e për këtë nuk e përjashtojnë edhe përdorimin e forcës

Lexo më shumë...
 
Tregimi i dhimbshëm i “Trafikut Urban”
E martë, 31 Gusht 2010 19:40

v_kryeqytetKompania publike komunale “Trafiku Urban” ka paraqitur para komunës së Prishtinës një raport pune për Komunën e Prishtinës. Në këtë raport, që e posedon “Infopress”, thuhet se kompania ka pasur rënie prej 37 % të të hyrave. Ai është i mbushur me përshkrime për punë me humbje, ndërhyrje të ilegalëve, probleme me punëtorë e suspendim të tyre, mospërfillje të kërkesave, uzurpim prone, mungesë pajisjesh etj. Më shumë sesa një raport pune, dokumenti 15 faqesh i “Trafikut Urban”, i panënshkruar, por që u miratua edhe kështu nga komuna, ngjanë në një tregim të “dhimbshëm” për këtë kompani

Lexo më shumë...
 
Licencë taksie për “dostat” e djalit
E shtunë, 07 Gusht 2010 22:07

v_kryeqytetKomuna e Prishtinës ka dhënë leje pune për radio-taksinë “City Taxi”, pronarë të së cilës janë Burim Hasani e Gëzim Idrizi. Ky i fundit ka publikuar fotografi në shoqërim të djalit të kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, Besnikun, dhe dy anëtarëve të kabinetit të tij, Asdren Osaj e Burbuqe Thaçi. Derisa në komunë veç konfirmojnë dhënien e lejes, nuk e komentojnë afërsinë e pronarëve me fëmijët e kryetarit Mustafa

Lexo më shumë...
 
Rikthehet çështja “Union”
E mërkurë, 04 Gusht 2010 11:01

v_kryeqytetEdhe pse aktualisht nuk ka leje për të investuar, “Benetton Grup”, si pronar i ish-hotelit “Unioni”, ka nisur një fushatë për investimet që do t’i bëjnë në këtë objekt. Ata premtojnë 10 milionë euro investime. Komuna e Prishtinës, që ua pati marrë lejen, thotë së kthimin e saj e kanë në dorë ekspertët e trashëgimisë. Pa marrë parasysh premtimet e “Bentton” për investime, komuna do ta padisë atë për dëmtim të “Unionit” si dhe mosmarrje të masave për mbrojtje të tij

Lexo më shumë...
 
Kompania e deponive shkel Ligjin e Prokurimit
E hanë, 02 Gusht 2010 23:25

v_kryeqytetKompania për menaxhimin e deponive në Kosovë (KMDK) vetëm në tenderin për furnizim me makineri të rëndë ka shkelur së paku katër nene të Ligjit të Prokurimit Publik, tender ky që peshon afro 400 mijë euro. Ai është anuluar për shkak të këtyre shkeljeve, por në KMDK nuk janë deklaruar nëse janë marrë masa ndaj dikujt

Lexo më shumë...
 
OSBE-ja injoron fëmijët
E enjte, 29 Korrik 2010 20:41

v_kryeqytetNë protestën e “Marketingut” kundër OSBE-së, punëtorët kishin marrë edhe familjarët me vete. Si asnjëherë tjetër në protestat e tyre dalloheshin fëmijët. Por, as kjo nuk ka bërë përshtypje në OSBE, pasi që askush nga ta nuk u paraqit para protestuesve

Lexo më shumë...
 
Me familjarë kundër OSBE-së
E martë, 27 Korrik 2010 22:59

v_kryeqytetProtestën e nesërme (e mërkurë) kundër OSBE-së, ndërmarrja “Marketingu” do ta bëjë pos me punëtorë, edhe me familjarët e tyre. “Misioni i OSBE-së në Kosovë këtë radhë do të ketë rastin t’i shohë edhe familjarët tanë, të cilët gjithashtu kanë paguar koston e veprimeve arbitrare të OSBE-së!”, thuhet në komunikatën e “Marketingut”

Lexo më shumë...
 
Komuna kërcënohet me padi për sheshin
E hanë, 26 Korrik 2010 21:53

v_kryeqytetFadil Uka, pronar i “Paradisos” thotë që për dëmtimet e pllakave në sheshin “Nëna Terezë” fajtor ishte komuna. Ai, me parallogaritë, konstaton se kompanisë po i dëmtohet për mbi 270 mijë euro, dhe për këtë nuk përjashton mundësinë të bëjë padi kundër komunës. Uka thotë që sigurt do ta padisë komunën, nëse pas përfundimit të punës nuk ia japin afro 400 mijë eurot që ia kanë borxh nga kontrata e parë. Në komunë po presin deri të përfundojnë punimet

Lexo më shumë...
 
Debati për Pejtonin fillon “me padurim”
E enjte, 22 Korrik 2010 19:33

v_kryeqytetTë mërkurën u bë diskutimi publik për planin rregullues për “Qytezën Pejton”. Kësaj here planin e prezantoi udhëheqja e Drejtorisë së Urbanizimit, Luljeta Sokoli - Çeku, por për të foli edhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Derisa ata merreshin me prezantim, qytetarët tregoheshin të padurueshëm me arsyetimin se “janë ngopur me fjalë të kota”

Lexo më shumë...
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 Tjetri > Fund >>

Faqe 1 nga 8
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Patrick Moore

"Tri zgjidhje janë të mundshme..."

Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG)

më shumë...

Opinione

opinion

Ndue Ukaj

Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e Prishtinës

Në piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme

më shumë...

Cloudy

19°C

Prishtina

Cloudy

Humidity: 78%

Wind: N at 0 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara