Harpën e ëndërrova qysh në fëmijëri
E mërkurë, 01 Shtator 2010 23:47

v_mesi i arteBlerina Kastrati, e para kosovare në studimet për harpë

 

“Gjithmonë e kam pasur ëndërr që të jem harpiste krahas profesionit për piano, por deri tani nuk kam pasur mundësi të inkuadrohem diku dhe të profesionalizohem në këtë profesion. Ideja më erdhi nga një mik imi shumë i mirë. Ai e ka përmend pak a shumë harpën kështu që fillova ta kërkoj një instrumentiste në të gjitha trojet etnike. E më pas shkova në Maqedoni dhe aty u takova me profesoreshën, ramë dakord dhe filluam ushtrimet qysh në janar të këtij viti. Deri në muajin korrik kam qenë e angazhuar tërësisht rreth ushtrimeve”, kështu thekson për “Infopress”, këngëtarja Blerina Kastrati, ndërsa tregon për realizimin e ëndrrës fëmijërore e projektet që do të pasojnë në këngë, studime e harpë
Lexo më shumë...
 
Nuk jam njeri që jetoj me pesha në kurriz
E shtunë, 07 Gusht 2010 22:12

v_mesi i arteRedi Jupi dhe jeta e tij larg fushës së sportit

Ai mohon ta ketë cilësuar ndonjëherë vetën si Don Zhuan. “Them se kam bërë ç'kam dashur, por s'mund ta cilësoj veten si Don Zhuan. Thjesht, kam qenë i lirë, pa impenjime. Madje, mund të them se shpesh jam treguar i kujdesshëm”, kështu ka pohuar gjatë një interviste për gazetën “Shekulli” futbollisti Redi Jupi. Mohon edhe të ketë menduar ndonjëherë rreth gjërave që nuk do t’ia falte gruas. “Nuk jam njeri që jetoj me pesha në kurriz”, shton Redi
Lexo më shumë...
 
Dhurata që na jep jetë...
E mërkurë, 04 Gusht 2010 10:56

v_mesi i arteTë pathënat e këngëtares Mihrije Braha

“Platori është dhurata më e bukur dhe që na jep jetë të dyve”, kështu ka pohuar këngëtarja Mihrije Braha gjatë një interviste për mediat shqiptare, duke shpalosur njëkohësisht raportet e saj me Naimin, humanizmin e saj dhe, pa dyshim, planet në karrierën artistike
Lexo më shumë...
 
Jam shumë autokritike
E hanë, 02 Gusht 2010 23:31

v_mmesi i arteIntervistë me këngëtaren Elvana Gjata

“Janë realizuar dhe tre video të reja që presin të lançohen bashkë me këngët përkatëse. Për dy javë një tjetër hit i ri do të publikohet në video, kënga është prodhim i Florit dhe videoja po nga Entermedia. Një surprizë shumë e bukur!”, kështu ka pohuar këngëtarja Elvana Gjata, gjatë një interviste për gazetën “Shekulli”. Këtë intervistë të huazuar nga “Shekulli” mund ta lexoni në vijim, ku mes tjerash Elvana flet edhe për mundësinë e një dueti me Flori Mumajesin, për kritikat që merr nga të afërmit dhe për plane tjera në jetën e saj
Lexo më shumë...
 
Duhet punë e djersë për të arritur diçka në jetë
E premte, 30 Korrik 2010 17:55

v_mesi i arteIsmet Ferati dhe jeta e tij larg palestrës sportive

Ndërsa është duke shijuar pushimet sezonale edhe kohën më të madhe, basketbollisti Ismet Ferati, është duke jetuar larg nga sporti e palestra basketbollistike. E edhe pse aktualisht sikur është shkëputur nga ushtrimet e përditshme e ndeshjet e përjavshme, ndjenja e madhe që ka për këtë sport, bën që termi ‘basketboll’ ta rrëmbejë në çdo moment, në mos me angazhimin aktiv, atëherë me bisedat e kohë pas kohe për të. Por, kjo nuk do të thotë se protagonisti ynë nuk ka jetën e tij, larg nga fusha dhe ngulitjet në kosh. Një jetë e tërë kalon edhe pranë familjarëve, miqve të tij e njerëzve që e rrethojnë çdo ditë. Dhe në këtë mënyrë, basketbollisti Ismet Ferati, rrëfen për “Infopress”, jetën e tij larg basketbollit dhe palestrës në të cilën jemi mësuar ta shohim e pëlqejmë
Lexo më shumë...
 
Dështon koncerti i Erosi-t, fajtor Afrim Muçiqi?
E enjte, 29 Korrik 2010 20:50

v_mesi i arteRamazzotti s’do të vijë, organizatorët hedhin fajit tek njëri-tjetri

“Koncerti do të mbahet dhe Erosi do të vijë në Prishtinë, por në një datë tjetër. Shkaktar për këtë shtyrje është Afrim Muçiqi, drejtor i stadiumit të Prishtinës. Ai nuk na i dha çelësat që të fillojmë me përgatitjet”, kështu pohon për “Infopress”, Armenda Filipaj, menaxhere në kompaninë UBBOSS, të cilët janë marrë me organizimin e koncertit, tashmë të dështuar, ndërkohë që tjera fjalë thotë ‘i akuzuari’, dikur këngëtari dhe tani drejtori i stadiumit të qytetit, Afrim Muçiqi, “arsyet pse nuk ua dhashë çelësat ishin se znj. Filipaj nuk kishte nënshkruar kontratën, e cila gjithnjë duhet të nënshkruhet para mbajtjes së ndonjë koncerti apo evenimenti të tillë, në të cilën thuhet se po në atë gjendje që të dorëzohet stadiumi, po në atë gjendje duhet të kthehet. Dhe nuk kishte një arsye shtesë”
Lexo më shumë...
 
Së shpejti festa e martesës, në Kosovë ose Shqipëri
E martë, 27 Korrik 2010 22:44

v_mesi i arteLedina Çelo shpalos planet pasmartesore

“Jam bërë edhe bashkëshorte, e cila duhet t’i përkushtohet dhe partnerit. Jeta në Gjermani më ka dhënë stabilitetin që unë kam kërkuar. Gjithashtu ndihem me fat, se edhe bashkëshorti im është dashamirës i muzikës dhe ndonjëherë idetë e tij kanë qenë efektive në profesionin tim”, kështu ka pohuar gjatë një interviste për gazetën “Panorama Plus”, këngëtarja Ledina Çelo
Lexo më shumë...
 
Ndodhemi në vlugun e përgatitjeve muzikore
E hanë, 26 Korrik 2010 21:36

v_mesi i arteIntervistë me anëtarin e grupit “Asgjë Sikur Dielli”, Fatos Berisha

“Jemi në një fazë të përgatitjeve të plota, të provave, kompozimeve të këngëve të reja, të planifikimit të video-klipit e koncerteve. Pra, një punë e madhe përgatitore për sezonin e ri, dhe vazhdimin e punës në ritmin e plotë të bendit “Asgjë Sikur Dielli”. E kënga e parë që do ta publikojmë quhet “Unë, ti dhe ajo”, dhe do të publikohet si singel, se bashku me klipin, besoj në fund të shtatorit”, kështu thekson mes tjerash, gjatë një interviste për “Infopress”, anëtari i rok bendit “Asgjë Sikur Dielli”, Fatos Berisha, ndërsa rrëfen për angazhimet aktuale, e përditshmërinë që janë duke jetuar brenda dhe jashtë studios së incizimeve

Lexo më shumë...
 
Sajmira më bën të lumtur, të ndjehem mirë, të qesh...
E hanë, 26 Korrik 2010 21:31

v_mesi i arte1Samir Shaptahoviq dhe jeta e tij larg palestrës sportive

Aktualisht është duke shijuar pushimet në Kosovë e Tivar, vende këto ku ka njerëzit e tij të zemrës. Por, thotë se kësaj radhe më shumë e ka ‘rrëmbyer’ Prishtina, për vet faktin se këtu jeton edhe e fejuara e tij, Sajmira. “Ka më shumë se një muaj që ndodhem me pushime dhe po kënaqem. Jam duke qëndruar me familjen, shoqërinë, të fejuarën time dhe po kalojë shumë mirë këtu në Prishtinë”, kështu thekson mes tjerash, gjatë rrëfimit të tij për “Infopress”, basketbollisti Samir Shaptahoviq, duke treguar njëherësh të pathëna rreth jetës private e planeve për martesën e afërt

Lexo më shumë...
 
Tani gjithçka sipas stilit tim
E martë, 20 Korrik 2010 16:31

v_mesi i arteDafina Zeqiri premton tri klipe për verën e dy të tjera për vjeshtën e afërt

Sukseset e fundit rreth muzikës, duket t’i kenë dhënë edhe më shumë forcë për të vazhduar e mos u ndalur me kaq. Pas klipit të fundit dhe këngës së realizuar në Australi, këngëtarja Dafina Zeqiri, i është përveshur punës e angazhimeve profesionale me një temp edhe më të lartë. Hiq më pak se tri këngë dhe klipe do të lansohen për muajt korrik e gusht, ndërsa shtatori e tetori do ta ri-sjellin me projekte të reja. Kështu të paktën bënë me dije Dafina, gjatë një bisede që “Infopress”, zhvilloi me të duke rrëfyer detaje e oferta bashkëpunimi për krijimet e radhës
Lexo më shumë...
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Tjetri > Fund >>

Faqe 1 nga 9
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

13°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 88%

Wind: NE at 8 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara