Duhet punë e djersë për të arritur diçka në jetë
E premte, 30 Korrik 2010 17:55

 

Melihate Gashi

Prishtinë, 29 korrik

 

m_mesi i arteDuket se lidhja me basketbollin nuk ishte e rastësishme. Ndjenjën ndaj këtij sporti e ushqeu në çdo moment, që nga fëmijëria e tij. Dhe siç thotë edhe vetë protagonisti ynë i kësaj jave, basketbollisti Ismet Ferati, edhe sikur të mos ishte basketbollist, patjetër se atë do ta takonim diku në ndonjë palestër tjetër siç është ajo volejbollit apo në ndonjë fushë të gjelbër të tenisit. “Gjithçka në jetën time lidhet me sport. Përpos basketbollit, unë punoj edhe si arsimtar i edukatës fizike në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. Ndërsa për vikend punoj edhe si trajner në shkollën e basketbollit “M Junior”. Gjithashtu jam në përfundim të magjistraturës në Fakultetin e Kulturës Fizike, kështu që angazhimet janë të shumta. E vërteta është se asnjëherë në jetë nuk kam menduar të merrem me diçka tjetër. Po të mos isha basketbollist me siguri se do të merresha me ndonjë sport tjetër, pasi që më pëlqejnë edhe volejbolli dhe tenisi”, kështu nisë rrëfimin e tij, dedikuar rubrikës sonë të përjavshme “Jeta e sportistit larg objekteve sportive”, basketbollisti Ismet Ferati teksa nuk lë pa përmendur edhe ndjenjën e mirë që është duke i dhuruar bartja e fanellës së kampionit aktual, “Sigal Prishtina” “Që nga viti 2007 barti fanellën e klubit basketbollistik “Sigal Prishtina”, dhe njëherësh jam krenar që jam pjesë e kampionit aktual të Kosovës”.

 

Njeriu kur ka shëndetin, i ka dhe të tjerat

 

Dhe tani kur është duke jetuar një jetë larg basketbollit dhe angazhimeve profesionale, për shkak të pushimeve sezonale, edhe ditët për të plotësohen më ndryshe. “Zakonisht dita më fillon herët, pasi që në orën 8:00 duhet të jem në punë. Pasdite zakonisht dal për të pirë kafe me miqtë e mi. Pjesën tjetër zakonisht e kaloj duke pushuar pasi që duhet përgatitur për stërvitjen e mbrëmjes. Pra kjo është koha kur jam i fokusuar edhe rreth profesioneve të mia. E në mbrëmje pëlqej ta shikoj ndonjë film të mirë apo ta kaloj kohën edhe në internet. Shpesh preferoj të lexoj ndonjë libër interesant. Kam pasion edhe leximin”, thotë Ismeti, teksa rrëfen edhe për familjen si pjesën më të rëndësishme të jetës së tij, dhe përditshmërinë që e shoqëron në çdo moment. “Jetoj në Prishtinë së bashku me prindërit e mi, mamanë e cila është mësuese dhe babanë i cili është ekonomist, por aktualisht në pension. Familja është e shenjtë për mua dhe mundohem që të kalojë sa më shumë kohë me ta. Gjëja më e rëndësishme në jetë është shëndeti i familjes time dhe të afërmve të mi. Njeriu kur e ka shëndetin i ka dhe të tjerat. Të tjerat arrihen me punë”.

Duke qenë se angazhimet profesionale, nuk i lënë shumë kohë të lirë, atëherë kur do të dal e argëtohet, nuk e lodh kokën për vendin që do të vizitojë. Për të e rëndësishme është që të ketë miqtë e tij rreth vetës, dhe aty gjithçka do të shkojë si mos më mirë. “Pasi që profesioni i sportistit nuk lejon shumë kohë të lirë, për atë arsye edhe nuk kam shumë kohë të lirë për argëtim. Atë pak kohë të lirë që kam, më shume pëlqej shëtitjet në Gërmi. Ndërsa lokalet e preferuara janë “Bamboo”, “Lips” dhe “Papillon”. E vikendet tek unë gjithashtu janë me punë. Zakonisht në mbrëmje për vikend kam ndeshjet sportive, ndërsa ditën punoj me fëmijët në shkollën e basketbollit. Nganjëherë edhe më merr malli për të kaluar kohë më shumë me familje, mirëpo jeta sot është shumë dinamike dhe për të arritur diçka në jetë duhet për të punuar dhe djersitur shumë”.

 

Rreth kuzhinës jam zero!

 

Vlerëson të jetë tip i shoqërueshëm, e këtë gjë më së miri e tregon fakti, se Ferati ka përreth vetes shumë miq, nga të gjitha moshat. “Mund të them se jam tip i shoqërueshëm dhe assesi me komplekse. Kur e them këtë, e them sepse me mua ndihen mirë të gjitha moshat, duke filluar nga më të rinjtë e deri te ata më të moshuar. Prandaj kam edhe miq të mirë dhe kur them të mirë, mendoj tek ata që mund të mbështetem për çdo gjë”. Por kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë gjëra që nuk e irritojnë. “Tri gjërat që më irritojnë më së shumti në jetë janë mendjemadhësia, padrejtësia dhe dyfytyrësia. Fatkeqësisht tek ne këto gjëra janë prezent në masë të madhe”, thekson ai.

E takimi me sportin dhe sukseset e mëtejshme ndodhi rastësishëm. “Tash e 17 vjet, pra në vitin 1993, në vendlindjen time në Medvegjë, isha duke luajtur në turnirin e shkollës për ekipin e klasës time. Dhe aty më vërejti trajneri i grupmoshave të reja, më bëri ftesën për t’ia filluar që të ushtroj në klub. Në fillim ngurova, pasi isha i preokupuar me mësime. Por, pas 2 javësh shkova dhe topi i basketbollit u bë i pandashëm nga jeta ime. E gjithë tjetra mund të quhet vetëm karrierë e suksesshme”, tregon Ismeti duke rikujtuar fillimet e tij në sportin e zemrës.

E si duket, vajza të cilën tashmë e ka përkrah, me të cilën është i lidhur tash e disa muaj, duhet të përgatitet mirë rreth përgatitjes së ushqimit, pasi që Ismeti pohon të jetë shumë i dobët në këtë drejtim. “Rreth kuzhinës jam zero! Specialiteti im është të përgatis sandviçët dhe t’i hapi argetat”, tregon duke qeshur ai, ndërsa për fund nuk lë pa përshëndetur të gjithë lexuesit duke përçuar edhe një mesazh për të gjithë. “I përshëndes të gjithë lexuesit e “Infopress-it”. Në këtë vend ku jetojmë, me shumë mangësi e gjëra negative, unë mundë t’iu them vetëm një gjë... Nesër është ditë e re... jetoni sikurse të jetë e fundit”.

 

Familja është e shenjtë për mua

 

“Familja për mua është e shenjtë dhe kohën e lirë përpiqem ta shfrytëzojë për ta kaluar edhe me ta. Pasi që të gjithë jemi me obligime, ndonjëherë nuk shihemi edhe tërë ditën, mirëpo gjithsesi në mbrëmje gjejmë kohë për biseda dhe gjëra të tjera”.

 

Jam në lidhje dashurie qe disa muaj

 

“Jam në lidhje dashurie qe disa muaj. Është lidhje e re dhe ende jemi duke e njohur njëri-tjetrin. Për diçka më shumë, ndoshta më vonë mund të flasim”.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

14°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 82%

Wind: N at 2 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara