Kemi talentë, por jo kushte
E premte, 30 Korrik 2010 17:53

Maliq Buzuku

Prishtinë, 29 korrik

 

m_sportAfati kalimtar i futbollistëve në Raiffeisen Superligën e Kosovës jo vetëm që është i varfër në rrafshin nacional, por nga shteti më i ri në botë, nuk ka ‘eksport’ të tyre. Dalja jashtë, siç e quajnë në zhargonin futbollistik në Kosovë, mungon këtë verë. Menaxheri Nexhmedin Haxhiu, thotë se shkaku i mosdaljes së futbollistëve jashtë për të gjetur angazhim, vjen si pasojë e mungesës së infrastrukturës për kategoritë e reja.

“Kosova me të vërtetë ka talent, por problemi është te kushtet. Futbollistët kanë një vullnet të jashtëzakonshëm për punë, sepse këtë e vërtetojnë lojtarët që janë jashtë, ku kanë migruar me familje në shtete të ndryshme, se çfarë suksesi po kanë”, pohon menaxheri dhe njëkohësisht kryetari i Trepçës, Nexhmedin Haxhiu.

Sipas tij, mungon infrastruktura, sidomos për punë me kategoritë e reja. “Është shumë e vështirë që prej Kosove me dal talentë të mëdhenj, sepse nuk kanë kushte, e as infrastrukturë. Përveç, KEK-ut që ka fushë ndihmëse, asnjë skuadër tjetër nuk posedon. Nuk mund të punohet me të rinj, ku edhe është thelbi i talenteve”, mendon menaxheri mitrovicas.

 

Qe shumë vite, të njëjtë futbollistë!

 

Ndërsa, menaxheri Haxhiu thotë se edhe në Raiffeisen Superligë, sillen të njëjtë futbollistë duke mos mundur asnjë klub të nxjerrë skuadër cilësore nga fondi i vet. “Asnjë klub nuk mund të mbijetoj me futbollistë të vetë, por gjithmonë duhet me marrë diku tjetër futbollistë, dhe këto gjenerata vetëm se janë vjetruar”, pohon ai, duke shtuar: Nuk është e vërtetë që nuk ka trajner, se asgjë më shumë mos me bë një trajner, vetëm t’i shtyj futbollistët me vrapuar, mund me nxjerrë diçka prej tyre. Vetëm në Mitrovicë ka trajner që kanë qenë ish-futbollist në një ligë cilësore, siç ishte në ish-Jugosllavi. Emra që kanë lënë gjurmë në futbollin e atëhershëm, ku kanë kaluar shumë nivele të larta me trajnerë tejet cilësor”, shtoi numri një i Trepçës.

 

Njerëz ‘josportivë’

 

Kreu i skuadrës mitrovicase fajëson edhe njerëzit që sillen rreth futbollit të cilët sipas tij, nuk janë të denjë për të avancuar atë. “Paksa keç ta them, por mjerim. Së pari kush po i udhëheq klubet tona, edhe kushtet me i pas. Është njeri që kurrë nuk u marrë me sport, vjen jep para dhe thotë unë jam shef, dhe mendon se di gjithçka, duke ndikuar në vendimet e trajnerit, për të aktivizuar lojtarët. Edhe trajnerët për interesin që e kanë, frikësohen që po mbesin pa punë, por dëgjojnë edhe ‘shefat’ e tyre se kënd ta aktivizojnë në lojë”, theksoi Haxhiu. Sipas tij, ai është ndër kryetarët e pakët, që nuk u përzihet në punë trajnerëve në Trepçë. “Nuk është e drejtë, nuk është etike dhe nuk është kulturë t’i me i ndërhy trajnerit në punë. Ai tonë javën punon me futbollistë dhe e dinë qysh marrin frymë, e ti shkon të dielën dhe i përzihesh jo aktivizo këto ose atë. Edhe aty duart e lira nuk kanë trajnerët”.

Këtë verë, në skuadra jashtë vendit kanë shkuar të provohen, Bardhyl Kaçiu, Mensur Limani, Behar Maliqi, Astrit Fazliu, Argjend Mustafa dhe Suad Saliagiç, ndërsa Samir Sahiti iu ka bashkuar Teutës së Durrësit. Vetëm Fazliu e Sahiti duket se e kanë qëndrimin e sigurt në Suedi përkatësisht Shqipëri.

 

Rasti Kaqiu

 

Menaxheri mitrovicas thotë se problemi i menaxherëve nuk është se nuk po mund të dalin futbollistë jashtë vendit, por te cilësia. Ai përmend rastin e Bardhyl Kaqiut, që po provohet tek çekët e Budojevices, por assesi të arrijë marrëveshje. “Rasti i Bardhyl Kaqiut, një lider i vërtetë në mesfushë, qe 1 muaj është Gjermani dhe Çeki, duke u provuar në ndonjë skuadër të Bundesligës, por në nivele më të ulëta, por nuk mund të zë një vend. Kjo është problemi se jemi mbrapa me futboll. Krejt ndikojnë, sepse në asnjë aspekt nuk jemi në nivel. Ne jemi shumë më mbrapa”, përfundoi Haxhiu.


Është shumë e vështirë që prej Kosove me dal talent të mëdhenj, sepse nuk kanë kushte, e as infrastrukturë. Përveç, KEK-ut që ka fushë ndihmëse, asnjë skuadër tjetër nuk posedon. Nuk mund të punohet me të rinj, ku edhe është thelbi i talenteve”.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

13°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 88%

Wind: NE at 8 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara