| Sfida diplomatike dhe presioni mbi pakon |
| E premte, 30 Korrik 2010 17:39 | |
|
Ilir Gashi
Pas GJND-së, Kosova ka garantuar perspektiven e saj si shtet i së Drejtës Ndërkombëtare, i legjitimuar nga organi legjitim i OKB-së, GJND. Organ ky i autorizuar për të shqyrtuar si të ligjshme apo të paligjshme Pavarësinë e Kosovës, përderisa OKB, ka dilema ligjore. Ky organ Kosovën e bëri shtet me të drejtat e saja ndërkombëtare, duke hapur rrugë për njohje të reja, pasi legjitimoi të drejtën e saj për shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Pas kësaj, Kosova ka edhe një sfidë të radhës, e cila ka emrin “sfida diplomatike. Edhe kjo nuk do jetë e lehtë, sepse Serbia po gjen mbështetje pavarësisht GJND-së. Serbia ka para vetes një plan 3 pikësh, i cili dy pikat e para janë presion për realizimin e pikës së tretë, gjë që edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar ka gjasë të bëjë presion tek faktori vendor që të pranohet në emër të kompromisit ndërkombëtar për Kosovën, dhe pranimin e saj në OKB. Kosova, ka fuqinë ligjore që mos të lejojë statuse speciale apo autonomi krahinore në territorin e saj, sepse GJND i ka dhënë këtë të drejtë. Kosova do të bënte gabim nëse do të lejonte të diskutohet Plani i Beogradit, dhe dalja nga Pakoja e Ahtisarit. Vizitat e diplomatëve perëndimorë, dhe të përfaqësueseve politikë të institucioneve dhe shteteve të ndryshme perëndimore, pa dyshim se do të vërë në pah një agjendë e cila krijon përshtypje për një lëvizje të mundshme të Beogradit në drejtim të Kosovës, gjegjësisht Veriut të saj pas GJND-së. Nëse analizojmë mirë deklaratat, prononcimet dhe qasjen e politikëbërjes perëndimore, gjegjësisht asaj evropiane, pa mëdyshje vijmë në konkludim se Beogradi është duke hartuar një plan, i cili është përcjellur në qarqet e ndryshme perëndimore. Ky plan i bisedimeve nga Beogradi, sipas shumë burimeve dhe analizave, do të përmbajë 3 pika, që esencialisht secila do të dëmtonte integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Këtë plan si tërësi e kam pasqyruar, të botuar më 3.2.2010. Pika 1. Beogradi, që nga viti 1999, mbështet pa rezervë, financiarisht dhe politikisht strukturat paralele. Kjo pikë përmban vazhdimin e projektit të financimit të strukturave paralele, që pastaj do të detyronin institucionet e Kosovës në një të ardhme të marrin masa të veprimit aktiv për shuarjen e strukturave, i cili veprim do të determinonte kërcënimin serioz për një konflikt, që qëllim do të jetë ndarja. Kjo do të merrte shumë kohë, dhe kjo kohë do t’i kushtonte Kosovës shumë energji, (e papranuar nga faktori ndërkombëtar). Pika 2. Beogradi, përmes strukturave paralele do të tërheqë një vijë ndarëse administrative, vijë kjo faktike që nga viti 1999, siç është vija e Lumit dhe Ura e Ibrit, duke e cilësuar Veriun si një rast i veçantë, që do të merret si shembull i ndarjes Ura e Mostarit. Michael Sells, Mostarin e konsideron rindërtimin e saj një triumf të shpirtit njerëzor: “Në shumë kuptime, është një fitore e madhe për të gjithë ata që nuk pranuan të largoheshin, që nuk lejuan t’u shkatërroheshin ëndrrat. Për shumë njerëz është një triumf i ëmbël, por edhe i hidhur, sepse ura është përsëri aty, por duhet ende shumë punë që të rindërtohet plotësisht. Ura sociale. Ajo simbolizonte Bosnjën, aty ku kryqëzoheshin botët e krishterimit, hebraizmi dhe myslimanizmit”, thotë ai. Tendenca për një urë të tillë, do të ishte një ndarje faktike, dhe ky do të ishte kushti që Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës, duke e marrë veriun dhe duke u integruar në struktura evropiane, (faktori ndërkombëtar i ndarë). Pika 3. Kjo, ka mbështetjen e shumë faktorëve relevantë ndërkombëtarë, që mund të jetë kompromis në mes atyre që na kanë njohur dhe atyre që nuk na kanë njohur. Përmbajtja e saj është që të kemi edhe një rund bisedimesh të ashtuquajtura teknike, të cilat bisedime do të dilnin përtej Pakos së Presidentit Ahtisari. Dihet mirë se dalja nga Pakoja në Veriun e Kosovës, do të prodhonte një efekt zinxhiror, për dalje nga Pakoja edhe në pjesët tjera të Kosovës. Kjo pikë me bisedime teknike dhe arritjen e një marrëveshje përtej Pakos, do ta bënte Veriun një autonomi (krahinë) serbe, brenda kufijve të Kosovës. Kjo, do të mundësonte njohjen e Kosovës nga Serbia, dhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar. Ky, pra parashihet të jetë plani i Serbisë, si kundërpërgjigje ndaj Veriut, nëse Plani i Qeverisë nuk vihet sa më parë në zbatim. Faktorët relevantë ndërkombëtarë, kanë filluar edhe matjen e pulsit për shkëmbim territoresh në mes veriut të Kosovës, me Kosovën Lindore, e cila gjendet brenda territorit të Serbisë. Paradoksi është këtu: Nëse faktori ndërkombëtar e konsideron të zgjidhur statusin, dhe bisedimet kanë të bëjnë në mes dy shteteve, atëherë, Kosova ka kërkesën e saj: Nëse bëhet presion për autonomi për Veriun, atëherë kjo mund të shkëmbehet për autonominë për tërë pjesën Lindore të Kosovës brenda territorit të Serbisë: Preshevë, Bujanoc, Medvexhë. Por, edhe kjo është një lojë e rrezikshme që do të prodhonte efektin domino. Mendoj se gjithë kjo është presion mbi Pakon. Kjo lojë ndërkombëtare, po e quaj të tillë, sepse qëndrimi ndaj Serbisë, i Komisionit Evropian dhe i BE-së si tërësi, duke mos vërë asnjë kusht në shkëmbim të stabilitetit të Kosovës, është i padrejtë dhe i qëllimshëm, që do na sjellë para një situate 3 piksh që do të vijë nga Beogradi. Një gjë duhet ditur, çdo autonomi apo status special, nënkupton ndarje politike sot, dhe ndarje juridike nesër. Dikush mund të thotë jo, por kjo do jetë e pashmangshme nesër, nëse mendohet për autonomi sot. Çdo autonomi për Veriun, nënkupton lëvizje kufijsh në Ballkan. Bashkimi evropian dhe faktorët e mundshëm relevant, do të duhej që bazë për të gjitha çështjet teknike dhe etnike të jetë Pakoja e Ahtisarit, në të kundërtën, dalja nga kjo në Veri, do të thotë, dalje nga kjo edhe në Jug, Lindje dhe Perëndim. |
| Editorial |
Shteti mbi të gjitha!Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së |
| Opinione |
|
Patrick Moore |
Çka tash, Herr Vestervelle?Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë |
14°C
Prishtina
Partly Cloudy
Humidity: 82%
Wind: N at 2 mph



