Kundërpërgjigje edhe në OKB
E premte, 30 Korrik 2010 17:38

Beadin Syla

Prishtinë, 29 korrik

 

kombetareeEkspertë të së drejtës ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova duhet të ndërmarrë hapa për t’iu kundërpërgjigjur Serbisë, e cila ka iniciuar një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Për shkak të mosqenies anëtare e OKB-së, Kosova nuk mund të iniciojë rezolutë në AP të OKB-së, por atë është duke synuar ta bëjë përmes shteteve. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku ka thënë se është çështje procedurale që Asambleja e Përgjithshme si organ që ka kërkuar një mendim nga GJND-ja, ta miratojë një rezolutë. “E para duhet qartësuar se është aspekt procedural që pas përmbylljes së një procesi nga ana e GJND-së, AP-ja si organ që ka deponuar kërkesën për një opinion të tillë, ta miratojë një rezolutë. Dhe e dyta, ka të bëjë me mënyrën dhe sjelljen destruktive të Serbisë edhe përkundër qartësisë së jashtëzakonshme të GJND-së lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Çitaku. Edhe eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se Kosova nuk e ka të drejtë për të iniciuar rezolutë të vetë, por duhet ta përdorë Asamblenë e Përgjithshme përmes veprimeve të koordinuara nga shtete që kanë ndikim. “Me këtë rast SHBA-ja Franca dhe Britania si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të kërkojnë inicimin e ndonjë rezolute dhe eventualisht të propozohet për diskutim në Asamblenë e Përgjithshme”, ka thënë Hoti.

 

Pak gjasa të kalojë rezoluta serbe

 

Megjithatë, eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti nuk beson se versioni i paraqitur nga Serbia do të kalojë në Asamblenë e Përgjithshme, sidomos nëse përmendet në tekst se duhet të bisedohet për të gjitha çështjet e hapura, e që për Serbinë çështje e hapur ende mbetet edhe statusi. “Nuk besoj, veçanërisht nëse në tekst të rezolutës përmendet çështja e negociatave për statusin. Por, nëse teksti i rezolutës përmend nocione ose thotë që statusi është çështje e zgjidhur dhe teksti shkruan se duhet të bisedohet për çështje teknike në mes dy shteteve, ka mundësi që të procedohet”, ka thënë Hoti. E në anën tjetër, zëvendësministrja Çitaku ka thënë se ky është momenti i fundit që bota t’i japë përgjigje përfundimtare përpjekjeve destruktive të Serbisë për të mbajtur peng integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike. “Ne ju sigurojmë se Kosova është angazhuar fuqishëm në koordinim me partneret ndërkombëtare që përmbyllja e procesit në GJND, si dhe rezoluta e OKB-së të reflektojë të vërtetën dhe jo ëndrrat e së kaluarës së Serbisë”, është shprehur ajo. Por, Hoti ka thënë se duke parë një rivalitet tek anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e që janë përkrahëse të Kosovës, përkatësisht Serbisë, çështjet për këtë rezolutë do të sqarohen para se ajo të hidhet në votim. “Unë besoj se çështjet do të sqarohen para se ato ta hedhin në votim, sepse edhe njëri dhe varianti tjetër do të stopohen nga shtete përkatëse dhe unë dua të besoj se deri në javën e tretë të shtatorit, kur do të mbahet mbledhja e AP-së do të bihet njëfarë lloj konsensusi, aq më parë nëse Kosova do të sigurojë edhe pesë njohjet e mbetura nga BE-ja”, ka thënë Hoti.

 

E provojnë edhe në OKB

 

Serbia ka miratuar një rezolutë në parlamentin e vet kundër pavarësisë së Kosovës, dhe e ka dërguar në Asamblenë e Përgjithshme për miratim. Serbia po ashtu inicioi edhe ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), por opinioni i kësaj të fundit ishte plotësisht në favor të Kosovës, duke vërtetuar se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk e kishte shkelur asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare, siç pretendonte shteti serb.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Patrick Moore

"Tri zgjidhje janë të mundshme..."

Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG)

më shumë...

Opinione

opinion

Ndue Ukaj

Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e Prishtinës

Në piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme

më shumë...

Cloudy

19°C

Prishtina

Cloudy

Humidity: 78%

Wind: N at 0 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara