| Franca, lobim për njohje |
| E premte, 30 Korrik 2010 17:36 | |
|
Prishtinë, 29 korrik
S’ka më arsye për ngurrim
Ai tutje, ka shtuar se, është i bindur se mendimi i Gjykatës, do të duhej t’i bindë shtetet që ngurrojnë ta njohin Kosovën. “Franca, me partnerët e saj, në ditët në vijim, do të ndërmarrë hapa të rinj në këtë aspekt duke u mbështetur në argumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka premtuar Presidenti Sarkozy, ndërsa ka shtuar se ky mendim do ta bëjë, po ashtu, edhe më të fuqishëm vullnetin e 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën, që BE-ja t’i ofrojë asaj procesin e njëjtë për bashkim, i cili tanimë u është ofruar fqinjëve të saj. Ai ka thënë se për këtë, Kosova mund të llogarisë në Francën për të vepruar në mënyrë tërësisht aktive, ashtu siç ajo është e angazhuar për t’i afruar pikëpamjet e ndryshme të shteteve anëtare. Sarkozy, ka ftuar që Kosova të punojë me hapa edhe më të fuqishëm, për të ecur përpara. “Është e rëndësishme që Kosova të mos qëndrojë këtu dhe të punojë edhe më shumë, e fortë nga shtimi i legjitimitetit që i jep mendimi i Gjykatës, për të përmirësuar situatën e komunitetit serb që jeton në territor”.
Fton për pjesëmarrje në dialog
Edhe presidenti francez, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të jenë të gatshëm për të nisur dialogun me Serbinë. “Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Zonja Ashton, ju propozon, në emër të 27 shteteve anëtare unanime, që të merrni pjesë në dialog duke e pasur pikërisht këtë qëllim. Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë rast dhe të angazhohet me mirëbesim në këtë çështje që do të kontribuojë për tejkalimin e shumë vështirësive konkrete, të cilat i vënë në kundërshti ende shtetin tuaj dhe Serbinë”, ka thënë Presidenti Sarkozy, në letrën e tij, dërguar Presidentit Sejdiu. |
| Editorial |
Shteti mbi të gjitha!Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së |
| Opinione |
|
Patrick Moore |
Çka tash, Herr Vestervelle?Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë |
14°C
Prishtina
Partly Cloudy
Humidity: 82%
Wind: N at 2 mph
Mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i ka dhënë të drejtë Francës dhe shteteve tjera që mendonin si ajo, se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Kështu ka deklaruar presidenti francez, Nicolas Sarkozy, në një letër urimi, që i ka dërguar Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, për vendimin e GJND-së. Ai edhe në këtë letër ka ripërsëritur zotimin e Francës për ta mbështetur edhe më tej Kosovën, ndërsa ka premtuar ndihmën e Francës, për t’i bindur shtetet që ende se kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, sipas presidentit Sarkozy e ka hequr tërë paqartësinë sa i përket ligjshmërisë së deklaratës së pavarësisë së Kosovës dhe i ka arsyetuar shtetet, si Francën, edhe Kosovën, të cilat mendonin se kjo deklaratë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. “I gëzohem këtij vendimi që i kontribuon stabilitetit të rajonit dhe i bën më të fuqishme përpjekjet tuaja, që prej më shumë se dy vjetësh, për konsolidimin e shtetit tuaj të ri”, ka thënë ai.


