| Lë volejbollin për futboll! |
| E enjte, 29 Korrik 2010 20:48 | |
|
Ahmet Bilalli Gjilan, 28 korrik
Nehat Osmani, drejtor i Dritës, ka thënë se me këtë mobilizim skuadra këtë vit është në rrugë të mirë për t’u organizuar në të gjitha rrafshet. “Drita ka qëllimin, rikthimin e saj në elitë. Së pari kemi zgjedhur kryesinë prej 15 anëtarëve dhe organet e saj drejtuese, e më pas edhe kryetrajnerin e ri të klubit, të cilit do t’i ndihmojë Afrim Shahini”, tha Osmani.
Përforcimet dhe donatorët
Ndërsa sa i përket përforcimit të skuadrës me lojtarë të rinj, Osmani tha se klubi ka angazhuar 5 futbollistë, por që kjo nuk është e tëra, duke premtuar se do të ketë edhe përforcime tjera në ditët në vijim. “Përveç përforcimeve në klub, kemi edhe donatorë të cilët iu kanë bashkangjitur klubit si ‘Vali Ranch’, një nga donatorët e ri dhe mjaft serioz”, tha Osmani. Ndryshe, Drita është kampione e Kosovës për stinorin 2002/03 dhe fituese e Kupës në edicion 2000/01. Ndryshe, Selimi ka qenë trajner i Dritës në volejboll, ndërsa sukseset në futboll janë të mëdha. Ai me skuadrën e Gjilanit ishte fitues i Kupës në sezonin 2000/01, kurse në vitin 2004 ishte shpall kampion vjeshtor, dhe në 16 ndeshje nuk kishte pësuar asnjë humbje.
Kryesia
Me emërimin e kryetrajnerit të ri, Drita e ka kompletuar ehe kryesinë e re. Gjilanasit kanë zgjedhur për kryetar klubi, Xhelal Jetishin, nënkryetar Saqip Shalën, Nehat Osmani është emëruar drejtor i përgjithshëm ndërsa Ismajl Rashiti, drejtor teknik. Pos këtyre, në kryesi bëjnë pjesë edhe 15 anëtarë. “Besoj se me një punë të jashtëzakonshme të të gjithë kryesisë së klubit dhe të futbollistëve, kjo skuadër do të rikthehet në Superligën e Kosovës”, ka thënë Selimi.
|
| Editorial |
"Tri zgjidhje janë të mundshme..."Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) |
| Opinione |
|
Ndue Ukaj |
Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e PrishtinësNë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme |
20°C
Prishtina
Cloudy
Humidity: 73%
Wind: N at 0 mph


