Pjesëtarët e FSK-së, ligjërues nëpër shkolla
E enjte, 29 Korrik 2010 20:45

“Infopress”

Prishtinë, 28 korrik

 

m_infoyouthMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Enver Hoxhaj dhe ai i Ministrisë së Forcës së Sigurisë (MFSK), Fehmi Mujota kanë nënshkruar të mërkurën një memorandum bashkëpunimi në bazë të të cilit përcaktohen kushtet dhe afatet themelore, në bazë të të cilave këto institucione pajtohen për realizimin e projekteve humanitare për mbajtjen e ligjëratave nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në objektet shkollore parauniversitare. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, MASHT do të mbështesë në vazhdimësi MFSK-në në programet e veta shkollore për ngritjen profesionale të vazhdueshme në të gjitha nivelet. Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ministrat Hoxhaj e Mujota kanë paralajmëruar përkrahje të ndërsjellë. Në konferencën për media, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në përmbushjen e misionit që kanë institucionet më të larta të vendit.

 

Zbatimi i kurrikulumit të ri

 

Ministri Hoxhaj theksoi se pjesëtarët e FSK-së, përveç intervenimeve në rastet e fatkeqësive natyrore dhe situatave tjera emergjente, tani do të ofrojnë njohuritë e tyre edhe me ligjërata nëpër shkolla. Ky është edhe një hap konkret drejt zbatimit me sukses të kurrikulumit të ri në bazë të të cilit do të kemi edhe lëndët ekstra kurrikulare. “Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të gjitha shkollat tona do ta kenë mundësinë që nga pjesëtarët e FSK-së, nga stafi i MFSK-së dhe nga gjithë profesionistët që ka Republika e Kosovës që të përfitojnë në marrjen e informatave të reja”, ka thënë Hoxhaj. I pari i arsimit në Kosovë është shprehur se shkollat janë edhe institucione ku merren njohuri të shumëfishta intelektuale dhe shkathtësi për jetën.

 

Vetëdijesimi i nxënësve në fushën e sigurisë

 

Në anën tjetër, ministri Mujota tha se me anë të kësaj marrëveshje FSK do të ketë edhe një mundësi më shumë që të dëshmojë se ka kapacitete të plota operacionale në zbatimin praktik të shkathtësive dhe aftësive të fituara deri më tani. “Nga sot MFSK dhe MASHT kalojnë në një kualitet të ri të bashkëpunimit të përkrahjes reciproke dhe jemi shumë të lumtur që kemi mundësi të përkrahim të gjitha autoritetet civile në realizimin e programeve të tyre”, ka thënë Mujota dhe ka shtuar se FSK për herë e më tepër po bëhet partner i rëndësishëm i zhvillimeve demokratike në vend. Ai ka thënë se ekzistojnë shumë mundësi bashkëpunimi në mes të këtyre dy ministrive.

“Në fushën e edukimit ne kemi shumë mundësi që të bashkëpunojmë dhe do të kemi mundësi që të ndihmojmë në vetëdijesimin e nxënësve në fushën e sigurisë”, ka pohuar Mujota.

 

MASHT-i mbështet MFSK-në

 

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, MASHT do të mbështesë në vazhdimësi MFSK-në në programet e veta shkollore për ngritjen profesionale të vazhdueshme në të gjitha nivelet.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

14°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 82%

Wind: N at 2 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara