Nuk ka të mbijetuar në aksidentin ajror në Pakistan
E enjte, 29 Korrik 2010 20:43

m_rajon boteDëshmitarët thonë se kishin parë aeroplanin duke fluturuar shumë ulët mbi disa pjesë të qytetit, ku ndalohet fluturimi.

Korrespondentët e BBC-së thonë se shira të fuqishëm monsun që po bien atje u po e bëjnë operacionin e emergjencës jashtëzakonisht të vështirë dhe se tani fokusi është zhvendosur nga kërkim dhe shpëtim në vetëm rikuperim.

Disa orë pasi aeroplani Airbus u rrëzua, duket tashmë e sigurt se askush nuk ka mbijetuar në kodrat e larta me pyllëzim të rëndë që shikojnë nga qyteti Islamabad.

Kjo konfirmon frikën e keqe e qindra të afërmve të shqetësuar që janë mbledhur në spitalet e qytetit ose në aeroporte në Islamabad dhe në Karaçi ku fluturimi u ngritë disa orë më herët në orën tetë të mëngjesit sipas kohës lokale.

Shenjat e parë të problemeve u vërejtën kur Airbus u pa duke fluturuar ulët në atë që nuk është një zonë fluturuese mbi objekte të rëndësishme të kryeqytetit.

Shërbimet emergjente të vendit përfshirë edhe forcat e armatosura, hynë në veprim menjëherë pasi aeroplani u përplas në kodrat Marghalla.

/bbc/

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

13°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 88%

Wind: NE at 8 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara