| OSBE-ja injoron fëmijët |
| E enjte, 29 Korrik 2010 20:41 | |
|
Visar Duriqi
Prishtinë, 28 korrik
Në protestë, ashtu siç kishin paralajmëruar, Sindikata e Punëtorëve të “Marketingut” “prezantoi” edhe familjarët e tyre para OSBE-së. “Anëtarët e familjeve tona janë gjithashtu në protestë, ngase edhe familjarët kanë bashkëvuajtës së bashku me neve”, thuhet në komunikatën e “Marketingut”, tha Beqir Kaçandolli, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të “Marketingut”. Ndryshe, ndërmarrja “Marketingu” pretendon që është pronare e katër kateve të ndërtesës që aktualisht ndodhet OSBE-ja. Ata thonë që i kanë të gjitha dokumentet që dëshmojnë pronësinë, por që OSBE-ja nuk është e interesuar të paguajë qiranë e objektit të tyre, që e shfrytëzon që nga paslufta. Për këtë çështje ‘Marketingu” ka pasur edhe tri protesta radhazi, një proces gjyqësor në Odën e Posaçme të Gjykatës Supreme si dhe një varg aktivitetesh tjera. Për më shumë, kjo ndërmarrje i ka përgatitur edhe një faturë OSBE-së, e cila kap vlerën prej 2 milionë e 640 mijë euro, duke ia shtuar edhe kamatën prej 715 mijë eurosh.
“Askujt nuk i bëhet vonë”
Në protestën e tyre të katërt, Beqir Kaçandolli, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të “Marketingut” foli edhe për veprimet e paralajmëruara të OSBE-së, për lëshimin e pronës së tyre, por që nuk janë deklaruar për qiranë. “OSBE-ja do ta lëshojë objektin tonë që e ka uzurpuar tash e 11 vite, për të shkuar në “Kodrën e Diellit”. Pos që nuk që frikësohemi që nuk do të paguajë borxhin qirasë që na i ka për 11 vite, OSBE-ja do të na lërë edhe borxhet që i ka krijuar vetë”, ka thënë ai. Sipas tij, pas këtij veprimi, punëtorët e “Marketingut” shprehen të frikësuar se do të duhet të paguajnë tatimin edhe për OSBE-në. “Pas largimit të paralajmëruar të OSBE-së nga objekti, menjëherë Administrata Komunale do të na kërkojë pagesën e Tatimit në Pronë dhe atë për 11 vite. Pse kjo Administratë nuk kërkoi pagesën e Tatimit në Pronë gjatë kohës sa OSBE-ja është brenda, por pret daljen e saj që me ne të merret më lehtë? Ja si të dobëtin dhe të pafuqishmin e plaçkitin të gjithë. Sipas të gjitha gjasave do të detyrohemi vetë t’i rinovojë dëmtimet e shkaktuara këto 11 vite nga OSBE-ja dhe askujt nuk i bëhet vonë për këtë”, tha Kaçandolli.
Me kërkesa të njëjta
Edhe në protestën e tyre të katërt, punëtorët e “Marketingut” thanë se ende mbesin në kërkesat e tyre të mëhershme. Ata kërkojnë që të bëhet lirimi i menjëhershëm i aseteve të tyre, pagesa e qirasë për periudhën që nga paslufta (1999), pagesa e kamatës për vonesa në pagesa e kompensimi i dëmeve të shkaktuara gjatë kohës së shfrytëzimit të kateve të tyre. Si kërkesë e “Marketingut” ndaj OSBE-së është edhe kthimin e dosjeve të tyre, të cilat ishin në ndërtesë para se OSBE-ja të hynte, kthimin e interierit, ndjekjen e procedurave të pranim-dorëzimit para largimit të OSBE-së dhe atë nën mbikëqyrjen e AKP-së. Ata kërkojnë gjithashtu që OSBE-ja të respektojë të drejtat pronësore si dhe vetë pronarët, e po ashtu të respektojë institucionin përgjegjës për ndërmarrjet shoqërore-AKP-në, e jo ta injorojë sikurse bëri me ish-AKM-në.
Vazhdojnë në mënyrë paqësore
Për kërkesat e tyre drejt OSBE-së, “Marketingu” ka pasur edhe tri protesta radhazi, një proces gjyqësor në Odën e Posaçme të Gjykatës Supreme si dhe një varg aktivitetesh tjera. Kjo ndërmarrje e ka lajmëruar rastin e vetë edhe në EULEX. Në protestën e së mërkurës ata u shprehën të vendosur të vazhdojnë me aktivitete e tyre paqësore për të kërkuar të drejtat e tyre. |
| Editorial |
"Tri zgjidhje janë të mundshme..."Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) |
| Opinione |
|
Ndue Ukaj |
Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e PrishtinësNë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme |
19°C
Prishtina
Cloudy
Humidity: 78%
Wind: N at 0 mph


