Injorohet “dhunimi” i shtatoreve
E enjte, 29 Korrik 2010 20:38

Artan Kryeziu

Prishtinë, 28 korrik

 

m_infokultShtatoret në kryeqytetin e Kosovës nuk mirëmbahen. Ato nuk po i mirëmbajnë as kompanitë që janë të dedikuar për to. Për qytetarët kjo paraqet injorim.

Njëra prej shtatoreve që ka këtë fat, e që çdo ditë e sheh çdokush që vie në Prishtinë është ajo e Nënë Terezës. Së fundi në të janë bërë vizatime banale, si hijezimi i mjekrës dhe disa organeve të tjera mashkullore.

Nuk qëndron aspak mirë as shtatorja e Fehmi Aganit, ku përreth saj gjenden mbeturina të mëdha dhe slogane të ndryshme që janë të vendosur aty dhe nuk e mirëmbajnë as punëtorët e pastrimit të Fakultetit Filologjik.

Të njëjtin fat e kanë edhe shtatoret tjera kudo në Prishtinë. Për të gjitha këto Komuna e Prishtinës e shfajëson veten. Ajo arsyetohet se kjo është përgjegjësi e kompanive që e kanë fituar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve.

 

Respekt për meritat

 

Hevziu, një qytetar i Prishtinës u shpreh se këtë që e ka ndodhur me shtatorët në Prishtinës tregon nivel të ulët të kulturës. “Ata që e kanë bërë këtë me shtatoret tregojnë respektin dhe kulturën familjare që e kanë”, shprehet ai. Hivziu nuk mund të arsyetojë që se si këto veprime nuk përmirësohen nga përgjegjësit për mirëmbajtjen e shtatoreve. “Më e keqja është se këto vizatime pa lidhje që janë bërë në shtatoren e Nënë Terezës janë qe një javë. Ato qëndrojnë aty, ndërsa zyrtarë të komunës as që përkujdesen për to. Çdo ditë zgjohem me shpresë që ditën e nesërme mos të jenë aty këto vizatime, por prapë e njëjta gjendje”, shprehet ai.

Ai rikujton se gjërat që kanë bërë këta njerëz dhe gjaku i tyre meritojnë respektin më të madh nga populli dhe nga njerëz që ua dhamë votat, të bëjnë së paku pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

 

Faji jetim

 

Për moskujdesin ndaj shtatoreve, Komuna e Prishtinës e shfajëson veten. Zyrtarë në këtë komunë arsyetohen arsyetohet se kjo është përgjegjësi e kompanive që e kanë fituar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Për mirëmbajtjen e shtatoreve janë përgjegjës kompanitë e pastrimit të cilat mirëmbajnë ato rrugë, ku janë të vendosura shtatoret dhe këto janë përgjegjës për shtatoret dhe mirëmbajtjen e tyre”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi.

 

Vizatime në shtatore

 

Njëra prej shtatoreve që ka këtë fat, e që çdo ditë e sheh çdokush që vjen në Prishtinë është ajo e Nënë Terezës. Së fundi në të janë bërë vizatime banale, si hijezimi i mjekrës dhe disa organeve të tjera mashkullore.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

13°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 88%

Wind: NE at 8 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara