| EULEX bastis shtëpinë e Azem Sylës |
| E enjte, 29 Korrik 2010 20:33 | |
|
Valdrin Krasniqi Prishtinë, 28 korrik
Blerim Krasniqi, u.d. zëdhënës në Departamentin e Drejtësisë në EULEX, ka bërë të ditur se nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së. Ai tha se kjo bastisje është e lidhur me hetimet në rastin “Bllaca”. Pas përfundimit të bastisjes, EULEX-i i ka bërë ftesë Sylës që të paraqitet në Prokurorinë Speciale. Bastisja ka zgjatur rreth tri orë pandërprerë, ndërsa është parë që nga aty hetuesit kanë marrë disa dokumente. Hetuesit kanë qenë në rroba civile dhe të pamaskuar, ndërsa Policia e Kosovës nuk ka qenë e informuar fare për këtë bastisje. Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka deklaruar se për këtë bastisje nuk kanë pranuar asnjë kërkesë nga EULEX-i për asistim. Ish-komandanti i UÇK-së me nofkën “Daja”, aktualisht ndodhet për pushime jashtë Kosovës, mirëpo i njëjti është ftuar të paraqitet në Prokurorinë Speciale më së largu deri më datën 4 gusht të këtij viti. |
| Editorial |
"Tri zgjidhje janë të mundshme..."Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) |
| Opinione |
|
Ndue Ukaj |
Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e PrishtinësNë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme |
19°C
Prishtina
Cloudy
Humidity: 78%
Wind: N at 0 mph


