| Ushtrojnë bashkë |
| E enjte, 29 Korrik 2010 20:31 | |
|
Vlora Toçilla Ferizaj, 28 korrik
Policia e Kosovës, përgjegjësja e parë për sigurinë
Ushtruesi i detyrës së Drejtorisë Rajonale të PK-së, major Rashit Qalaj, ka thënë se, Policia e Kosovës me ndihmën e institucioneve tjera të sigurisë bën menaxhimin e trazirave, varësisht nga niveli i rezistencës që protestuesit ofrojnë. “Ne fillimisht reagojmë me policë të rendit, ndërsa me rritjen e rezistencës, ne dërgojmë njësitë tona elite të njësisë speciale që të menaxhojnë me turmat”, ka thënë Qalaj. Sipas tij, Policia e Kosovës, gjithnjë është e para dhe përgjegjëse për sigurinë në Kosovë, por ekzistojnë edhe momente kur kërkohet ndihma edhe nga pjesëtarët e EULEX-it dhe nga KFOR-i. Koloneli Francisco Neuman, komandant i Grupit Shumëkombësh të Betejës-Lindje, ka thënë se kjo ishte stërvitja e parë që po bëjnë si GSHKB-Lindje të KFOR-it 13 dhe ushtrimet të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. “Ushtrimi sjell deri tek përsosmëria dhe pikërisht kjo është ajo që ne do të bëjmë, duke bashkëpunuar në formë të ndërsjellë në mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it”, ka thënë Neuman, duke shtuar se edukimi i tij paraprak është në policinë ushtarake dhe do të vazhdojë në këtë drejtim edhe në të ardhmen. |
| Editorial |
"Tri zgjidhje janë të mundshme..."Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) |
| Opinione |
|
Ndue Ukaj |
Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e PrishtinësNë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme |
20°C
Prishtina
Cloudy
Humidity: 73%
Wind: N at 0 mph


