| PTK ofron pako televizive |
| E enjte, 29 Korrik 2010 20:27 | |
|
Jeton Ademi Prishtinë, 28 korrik
IPTV do t’u ofrohet të gjithë banorëve të Kosovës
Ai ka pohuar se që nga pjesa e dytë e muajit tetor, të gjithë konsumatorët e interesuar do të mund të fillojnë të lidhin kontratat me PTK-në dhe të përfitojnë nga ky shërbim i ri me çmime shumë të volitshme. IPTV do t’u ofrohet të gjithë banorëve të Kosovës. Sipas tij, konsumatorët do të kenë në një faturë llogarinë për telefonin fiks, televizionin dhe së shpejti edhe shërbimet që lidhen me operatorin mobil. “Nëpër qytete, ky shërbim do të shpërndahet përmes kabllit optik, ndërsa nëpër shtëpi do të shpërndahet përmes kabllove ekzistuese të telefonisë fikse”, ka shpjeguar Abazi. Sipas tij, ky shërbim i rij i PTK-së do të jetë mjaft atraktiv për konsumatorët duke filluar nga gama e madhe shërbimeve që ofron e deri tek çmimet të cilat do të jenë më të lira se ato të tregut të tanishëm.
PTK pret rritje të konsumatorëve
Abazi më tej ka vlerësuar se ky shërbim do t’i mundësojë PTK-së shtimin e numrit të konsumatorëve të rinj, të cilët e kanë pritur një kohë të gjatë një shërbim të tillë, shërbim ky i cili nuk ka mundur të realizohet për shkak të anashkalimeve që iu janë bërë Telekomit të Kosovës në investime në të kaluarën. Abazi më tej ka vlerësuar se ky hap i PTK-së, është një kthesë e madhe e menaxhmentit aktual që t’i kthehet investimeve në Telekomin e Kosovës dhe që kjo njësi të jetë shumë më profitabile. Sidoqoftë, të hyrat neto të PTK-së për vitin 2009 kanë qenë 45 milionë euro, ndërkaq me shtimin e produkteve të reja siç është IPTV, menaxhmenti i PTK-së mëton që të hyrat për vitin 2011 të rriten me ato parapraket.
Rritja e vlerës së PTK-së, në prag të privatizimit
Në provimin e produktit më të rij të PTK-së, Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për Komunikim të Korporatës ka vlerësuar se ky projekt kaq i madh dhe projektet e tjera që po përgatiten në njësinë e biznesit të Vala, në prag të privatizimit, do të shtojë edhe më shumë vlerën e korporatës. |
| Editorial |
Shteti mbi të gjitha!Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së |
| Opinione |
|
Patrick Moore |
Çka tash, Herr Vestervelle?Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë |
13°C
Prishtina
Partly Cloudy
Humidity: 88%
Wind: NE at 8 mph
Mbi 90 mijë konsumatorë të telefonisë fikse të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), që nga muaji tetor i këtij viti do ta kenë mundësi të pajisjes me produktin më të rij IPTV – Pako mediale (televizion kabllor). Ky njëherësh është projekti më i ri i Telekomit të Kosovës, ku testet e para të këtij projekti do të fillojnë në fund të muajit shtator. Menduh Abazi, drejtor i Departamentit për Komunikim të Korporatës, në një konferencë për media të mërkurën ka njoftuar se teknologjia që do të përdoret për këtë shërbim është ajo e fundit e cila tashmë gjendet në tregun e IPTV-së nëpër botë dhe do të ofrojë mbi 60 kanale vendore dhe ndërkombëtare, ndërkohë që do të ketë së paku dhjetë kanale High Definition (HD), kualitet i lartë. “Telekomi i Kosovës potencialisht ka mbi 90 mijë konsumatorë, me çka mund të themi se po këta konsumatorë do të mund të marrin shërbimin IPTV, i cili atyre do t’u ofrojë një kualitet shumë të lartë me një teknologji më të re të ofrimit të këtyre shërbimeve çka është shumë larg konkurrencës, me çka ajo është duke punuar”, ka thënë Abazi.


