| Humbje se çka |
| E enjte, 29 Korrik 2010 20:15 | |
|
Radomir Dimiq
Vetëm Serbia ka besuar në çudinë e Hagës. Në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që do të merrej në interes të Serbisë dhe që këshilla e gjyqtarëve të Hagës do të shndërrohej në fitore të madhe serbe. Gati dy vite, Serbia, të gjitha adutet e saja i ka vënë në këtë çështje. Nga televizionet nuk janë shmangur Jeremiqi dhe Tadiqi. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka fluturuar në të gjitha anët e botës. Asnjë homolog i tij nuk ka vizituar aq botën si Jeremiqi. Ka bindur, lutur shtete të vogla e të mëdha që ta prisnin opinionin e GJND-së para se ta shqyrtonin vendimin e pranimit të pavarësisë së Kosovës. Ka besuar Vuku që drejtësia është në anën serbe. Që Kosova është shtet ilegal, që Deklarata e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Që bëhet fjalë për ndarje, “separatistë të pafrenueshëm të Kosovës”. Politika e re jokonvencionale serbe me të gjithë fuqinë ka arritur të bindë shumë burrështetas dhe shefa qeverish ta shtyjnë pranimin e Kosovës deri në vendimin e GJND-së. Nga 69 vendet e botës që deri më tani kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, vetëm Kostarika pati paralajmëruar mundësinë e revidimit të qëndrimit të saj nëse vendimi i GJND-së do të ishte në anën e pyetjes serbe. Serbia ishte e bindur në fitoren e saj. Vetëm disa ditë para shpalljes së opinionit, në Serbi, si në Botërorin e fundit të futbollit, është manifestuar eufori e paparë fitoreje. Gati në të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike serbe, paralajmërohej opinion i kënaqshëm i gjykatës. Disa “burime të mirinformuara” serbe ofronin të dhëna se vetëm disa ditë para vendimit të Gjykatës, rezultati i votimit ishte 8:7 në anën e Serbisë. Vetëm një ditë, para bërjes publike të opinionit, Serbia ende ndodhej në lojë, pasi “kishte në dorë” rezultatin e votimit të gjyqtarëve 7:7. Të gjithë politikanë serbë dhe i gjithë pushteti gëzoheshin dhe falënderonin politikën “brilante” të diplomacisë serbe. Pritjet e mëdha serbe, megjithatë nuk ndodhën. Nuk ndodhi çudia e Hagës në të cilën besonte Serbia zyrtare. Të enjten, më 22 korrik – Serbia ka marrë një shuplakë të madhe. Përjetoi edhe një humbje, të cilën, paraprakisht e pretendonte si fitore. Për dy vite, kreu shtetëror ka marrë para nga gojët e qytetarëve të saj të varfër, të cilat i ka harxhuar për Hagën e madhe. Jo, por në politikën e saj të gabuar, në qëndrimet e saja politike kokëforta. Jashtë çdo logjike, Serbia dhe liderët e saj politikë shtyhen me më të fortit, masin forcat me SHBA-të. Deklaronin se do të fitojnë në Hagë, derisa e dinin që më parë që ajo nuk do t’u kalonte që në kundërshtim të tyre t’i kenë ata të cilët nuk e kanë të nevojshme ta shohin të drejtën ndërkombëtare ashtu si e shohin juristët “e shkëlqyer” të Serbisë. Dhe çka tani?! A mundet kjo Serbi të pajtohet me faktin që më 22 korrik përfundimisht ka humbur Kosovën? T’ia pohojë popullit të vetë që për dy vite, pushteti ka harxhuar kot para dhe ka gënjyer që “çudia serbe” do të ndodhë në Hagë. Ta pranojë humbjen dhe ta pranojë realitetin, që pas goditjes së Hagës të këndellet. Sipas të gjitha gjasave jo. Pas betejës së humbur të Hagës, Serbia edhe më do të rrëshqasë në dështime. Kosova edhe më do të ketë më shumë prioritet se jeta e qytetarëve të thjeshtë të Serbisë. Vetëm që jeta e elitës politike serbe do të jetë mbi Kosovën, kështu që me kërkesë të tyre, agonia e Kosovës edhe më do të vazhdojë. Me Kosovën si temë, ende do të ruhet dhe fitohet pushteti në Serbi. Me të ashtuquajturën strategji politike për Kosovën, po përgatitet tema e re parazgjedhore. Për këtë pushteti serb nuk dorëzohet dhe nuk do ta pranojë që në Hagë ka humbur betejën e saj të fundit. Jo. Serbia nuk dorëzohet, edhe pse përpara ka ditë të rënda për serbët. Udhëheqësia politike e Serbisë përgatitet për luftë të re të tipit, vetë kundër të gjithëve. Edhe një çudi e madhe. Serbët kanë vendosur ta bëhen bashkë në luftën për ruajtje të sovranitetit të humbur mbi Kosovën. Mendim i përbashkët serb është që vendimi i GJND-së është i njëanshëm, i padrejtë dhe politik. Pra, rezoni tipik serb ka vënë në pah që është në pyetje tradhtia ndërkombëtare, edhe pse gjyqtarët me votat 10:4, kanë vlerësuar që nuk janë shkelur normat e të drejtës ndërkombëtare. Disa politikanë serbë janë të hidhëruar me këtë përfundim. Askush nuk do ta shikojë të vërtetën në sy. Zotërinj politikanë serbë, a nuk jeni ju autorë të pyetjes, të cilën nëpërmjet sekretarit gjeneral të OKB-së ia kenë dërguar të njëjtës gjykatë? Apo nuk keni thënë ju që opinioni i kësaj gjykate do të jetë një udhërrëfyes për gjithë botën dhe që besonit në këtë gjykatë? Prej nga tani ky hidhërim? Nëse e keni ditur që gjyqtarët do të jenë të anshëm, pse atëherë i jeni drejtuar asaj? Apo me këtë mënyrë keni dashur që edhe vetë të çliroheshit nga Kosova, duke i lënë fajin, sërish dikujt tjetër. Nuk patët guxim ta pranonit realitetin në Kosovë, ta pranoni që më ajo nuk është serbe. Nuk guxuat, sepse frikoheni se do ta humbi pushtetin, që votuesit tuaj, për shkak të humbjes së Kosovës, më nuk do t’ju votojnë. Është i sigurt Vuk Jeremiq që edhe më mund t’i mbrojë pozicionet kundërshtuese të Serbisë, sa i përket shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Këtu diçka nuk është në rregull kur politikanë serbë betohen se kurrë nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do të ndalen para asnjë kërcënimi, vërejtjeje dhe as ndaj atyre të BE-së. Edhe pse shumë herë është bërë e ditur që Kosova është rast i veçantë, si pagim i llogarisë së politikës fatale të Millosheviqit, Serbia edhe më është e bindur se mund ta shpëtojë Kosovën me rezolutën për bisedime, të cilën do ta propozojë para OKB-së. Për mbrojtje të këtillë dhe edhe për një humbje tjetër të Serbisë, është përcaktuar edhe Kuvendi i Serbisë, i cili ka mbështetur kursin e politikës së jashtme të Boris Tadiqit dhe Vuk Jeremiqit, të formuluar me sintagmën “Edhe Kosovën, edhe BE-në”. Në lojë është edhe oferta jozyrtare e Brukselit, që rezoluta të shkruhet në tandem, në të cilën nuk do të përmendej statusi, çka Beogradit, aspak nuk i pëlqen. Kundërshtimi i Brukselit, aspak nuk do të ishte i këndshëm, pasi kundër do të kishin 22 votat e BE-së. Marrë parasysh të gjitha, Serbia është para vuajtjeve të mëdha, pasi thjesht nuk ka fuqi të parandalojë valën e re të dhjetëra shteteve, të cilat me rënien e perdeve të Hagës, do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Nga 192 shtete, anëtare të OKB-së, 2/3 e tyre, Kosovës i janë të nevojshme ta pranojnë pavarësinë, që eventualisht t’i sigurohej ulëse në OKB. Prishtinës dhe aleatëve të saj për diçka të këtillë, dyert u janë hapur. Kosovën, sipas të gjitha gjasave do ta pranojnë ish-kolonitë e Britanisë, Amerika qendrore dhe shtete të Ligës arabe. Me barrën e krizës së saj të madhe ekonomike, mund t’i bie pishman refuzimit të deritanishëm edhe miku i vjetër serb – Greqia. Gjithsesi Serbia ka fituar atë që ka kërkuar duke i bërë qejfin vetit se rezoluta 1244 mbron sovranitetin dhe integritetin e saj. Për të gjitha këto që kanë ndodhur, Serbia kruan kokën, por vazhdon me të vjetrën – të merakoset për shqetësimet e botës. Serbia e ka humbur Kosovën, e cila nuk është Kataloni dhe Andaluzi ose ndonjëfarë Shqipërie e jugut, Korsikë, Irlandë e veriut, Sicili, Sardini, Kosovë e veriut, Herceg – Bosna apo si shumë territore tjera për të cilat Serbia tërheq vërejtjen. Ajo më mirë do të bënte sikur të merrej me shqetësimet e saja. Nuk duhet harruar që shqiptarët për çështjen e tyre kanë luftuar 120 vjet, nga viti 1887. Për këtë, vetëm Bashkimi Evropian mund të jetë pikë kompromisi i serbëve dhe shqiptarëve. Gjithçka tjetër është vazhdim i agonisë serbe, ndërsa llogarinë e paguajnë qytetarët e pafajshëm, të cilët në këtë rast kanë treguar pjekuri më të madhe politike nga politikanët e tyre. Ndërmjet jetës dhe mitit, këta janë për jetën. |
| Editorial |
Shteti mbi të gjitha!Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së |
| Opinione |
|
Patrick Moore |
Çka tash, Herr Vestervelle?Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë |
13°C
Prishtina
Partly Cloudy
Humidity: 88%
Wind: NE at 8 mph



