| Fitues edhe në OKB |
| E enjte, 29 Korrik 2010 20:13 | |
|
Beadin Syla Prishtinë, 28 korrik
Njohja nga pesë vendet, interes i vendeve të BE-së
Tutje, Kryeministri Thaçi ka falënderuar për qëndrimin parimor të qartë dhe të drejtë dhe të vendosur, Qeverinë e SHBA-së dhe vendet evropiane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë ai ka falënderuar edhe vendet që ende janë në proces të njohjes, e të cilat kanë pritur opinionin e GJND-së, dhe se Qeveria pret që këto vende të kalojnë në njohje. Ndërsa, duke folur për vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, Thaçi ka thënë se njohja nga to definitivisht e përmbyll kapitullin në mes 22 vendeve të BE-së dhe pesë të tjerave. Është me rëndësi, sipas tij, të kemi një qëndrim unik për Kosovën nga vendet e BE-së, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i integrimit euroatlantik. “Çdo vonesë nga mosnjohja e këtyre shteteve, është një vonesë e perspektivës evropiane të Kosovës dhe rajonit, është interes i gjithë vendeve të BE-së që rajoni të integrohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi.
Miratohet plani i veprimit për liberalizim të vizave
Ekzekutivi, ndër të tjera ka miratuar planin e veprimit, që është kërkuar nga Komisioni Evropian për të hyrë në procesin e liberalizimit të vizave. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se tani ky plan është i gatshëm, vetëm kërkohet plotësimi i tij me versionin në anglisht dhe serbisht. Ai ka kërkuar që Qeveria ta miratojë këtë plan, pasi që Komisioni Evropian do të shkojë në gusht në pushim, përderisa ky plan është kërkuar që të jetë i gatshëm në korrik. Gjithashtu është miratuar edhe propozim-vendimi për miratimin e strukturës së re të Ministrisë së Forcës së Sigurisë si strukturë e veçantë dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar edhe propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e strategjisë legjislative për vitin 2010 me Projektligjin për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Policinë, projekt-udhëzimi administrativ për shënimin e vijës kufitare, projekt-udhëzimin për incidentet kufitare, projekt-udhëzimi administrativ për ndërtimin e ndërtesave brenda zonës kufitare, propozim-vendimi për miratimin e konceptit të modelit të tregut të energjisë elektrike dhe propozim-vendimi për përfaqësimin e Qeverisë në proceduat gjyqësore përkatëse të shpronësimit. |
| Editorial |
Shteti mbi të gjitha!Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së |
| Opinione |
|
Patrick Moore |
Çka tash, Herr Vestervelle?Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë |
14°C
Prishtina
Partly Cloudy
Humidity: 82%
Wind: N at 2 mph
Ngritja e çështjes së pavarësisë së Kosovës edhe në OKB nga Serbia, nuk e shqetëson kreun e Qeverisë, Hashim Thaçi. Ai në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se Kosova do të jetë e përgatitur edhe për OKB-në siç ishte e përgatitur për GJND-në. Thaçi ka thënë se për hapat e mëtejmë do të punojnë ngushtë me ekspertë dhe duke mos bërë zhurmë sikurse nuk ka ndodhur një gjë e tillë as për procesin e GJND-së, por është punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. “Do të jemi të përgatitur, edhe për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nëse do të ngritet çfarëdo çështje”, ka thënë Thaçi. Sipas tij për institucionet dhe qytetarët e Kosovës do të ketë një unitet edhe më të fuqishëm në institucionet ndërkombëtare, dhe se ky proces është i pakthyeshëm. Kreu i ekzekutivit më tutje ka thënë se opinioni i GJND-së ishte i qartë dhe në përputhje me sakrificën e bërë për liri dhe me vendimin e institucioneve për të shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. “Kjo është një fitore historike jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin. Është një fitore e madhe e Qeverisë dhe e diplomacisë së Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare. Është një vlerësim i lartë për qytetarët e vendit”, ka thënë Thaçi. Ndërsa, vendimin e djeshëm të Kuvendit të Kosovës, për të miratuar në parim Strategjinë për privatizimin e PTK-së, Kryeministri Thaçi e ka vlerësuar si një vendim në përputhje me prioritet zhvillimore të Kosovës, për të vazhduar reformat në ekonominë e Kosovës.


