| Me familjarë kundër OSBE-së |
| E martë, 27 Korrik 2010 22:59 | |
|
Visar Duriqi Prishtinë, 26 korrik
Të ndier të injoruar dhe pa mbrojtje ligjore, nëpërmjet një komunikate, punëtorët e “Marketingut” shprehen se nuk ka ngelë asnjë formë civilizuese të përballet me uzurpatorin, siç e quajnë ata OSBE-në, e cila sipas tyre edhe shkeli në mënyrë më flagrante të drejtën e pakontestueshme të punëtorëve për realizimin e të drejtës së tyre për punë. Protesta do të jetë paqësore, me pamflete dhe parulla që do të mbahen nga punëtorët e ndërmarrjes dhe familjarët e tyre. “Misioni i OSBE-së në Kosovë këtë radhë do të ketë rastin t’i shohë edhe familjarët tonë të cilët gjithashtu kanë paguar koston e veprimeve arbitrare të OSBE-së! Veprimet e OSBE-së nuk dëmtuan vetëm punëtorët e ndërmarrjes, por edhe familjarët e tyre”, thuhet në komunikatën e “Marketingut”.
11 vjet pa punë!
Në komunikatën e “Marketingut”, si arsye e protestës përmendet uzurpimi i katër kateve të ndërtesës së tyre nga OSBE-ja. “Që prej pasluftës së vitit 1999 nuk kemi pasur mundësi të futemi në katet e tona (5, 6, 7 dhe 8) në ndërtesën që çuditërisht tani njihet si “objekti i OSBE-së”, thua se OSBE-ja e paska ndërtuar këtë. Për shkak të rëndësisë së misionit të OSBE-së menaxhmenti i NSH-së ka kërkuar (viti 2000) zgjidhje paqësore dhe në dobi të dyanshme. Por, OSBE-misioni në Kosovë nuk ka treguar gatishmëri të zgjidhjes së problemeve të shkaktuara nga vetë ata’, thuhet në komunikatën e “Marketingut”. Në këtë komunikatë thuhet se që prej pasluftës mbetën punëtorët pa punë e pa të ardhura për shkak të pamundësisë së ushtrimit të veprimtarisë së saj. “Nëse këtyre 11 viteve i shtohen edhe 9 vite të mbetur pa punë gjatë masave të dhunshme, atëherë dalin 20 vite të mbetur pa punë! A pyetet dikush se si do të jetë fati i këtyre punëtorëve? A pyetet dikush se si jemi gjetur tërë këto vite? A mos vallë jemi kategori e tepërt për këtë shoqëri?”, thuhet në komunikatë.
Të shqetësuar për tatimet e dëmet
Ndërmarrja “Marketingu” pretendon që është pronare e katër kateve të ndërtesës që aktualisht ndodhet OSBE-ja. Ata thonë që i kanë të gjitha dokumentet që dëshmojnë pronësinë, por që OSBE-ja nuk është e interesuar të paguaj qiranë e objektit të tyre, që e shfrytëzon që nga paslufta. Për këtë çështje ‘Marketingu” ka pasur disa herë protesta radhazi, një proces gjyqësor në Odën e Posaçme të Gjykatës Supreme si dhe një varg aktivitetesh tjera. Për më shumë, kjo ndërmarrje i ka përgatitur edhe një faturë OSBE-së, e cila kap vlerën prej 2 milionë e 640 mijë euro, duke ia shtuar edhe kamatën prej 715 mijë eurosh. Të njëjtin objekt, OSBE-ja do ta lëshojë për të shkuar në “Kodrën e Diellit”. E punëtorët e “Marketingut” shprehen të frikësuar e do të duhet të paguajnë tatimin edhe për OSBE-në. “Pas largimit të paralajmëruar të OSBE-së nga objekti, menjëherë Administrata Komunale do të na kërkoj pagesën e Tatimit në Pronë dhe atë për 11 vite! Pse kjo Administratë nuk kërkoj pagesën e Tatimit në Pronë gjatë kohës sa OSBE-ja është brenda, por pret daljen e sajë që me ne të merret më lehtë. Ja si të dobëtin dhe të pafuqishmin e plaçkitin të gjithë. Sipas të gjitha gjasave do të detyrohemi vetë t’i rinovojë dëmtimet e shkaktuara këto 11 vite nga OSBE-ja dhe askujt nuk i bëhet vonë për këtë”, thuhet në komunikatën e “Marketingut.
Kërkesat e “Marketingut”
Në komunikatën e tyre, “Marketingu thotë se ende mbesin në kërkesat e tyre të më hershme. Ta kërkojnë që të bëhet: lirimi i menjëhershëm i aseteve të tyre, pagesa e qirasë për periudhën që nga paslufta (1999), pagesa e kamatës për vonesa në pagesa, kompensimi i dëmeve të shkaktuara gjatë kohës së shfrytëzimit të kateve të tyre, kthimin e dosjeve të tyre, të cilat ishin në ndërtesë para se OSBE-ja të hynte, kthimin e interierit, ndjekjen e procedurave të pranim-dorëzimit para largimit të OSBE-së dhe atë nën mbikëqyrjen e AKP-së. Ata kërkojnë gjithashtu që OSBE-ja të respektojë të drejtat pronësore si dhe vetë pronarët, e po ashtu të respektojë institucionin përgjegjës për ndërmarrjet shoqërore-AKP-në, e jo ta injorojë sikurse bëri me ish-AKM-në. |
| Editorial |
"Tri zgjidhje janë të mundshme..."Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) |
| Opinione |
|
Ndue Ukaj |
Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e PrishtinësNë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme |
20°C
Prishtina
Cloudy
Humidity: 73%
Wind: N at 0 mph


