| Qeveria e Kosovës ndihmon kulturën në Novobërdë |
| E martë, 27 Korrik 2010 22:55 | |
|
Novobërdë, 26 korrik
Në fjalimin e tij, Sentic vlerësoi se Komuna e Novobërdës, është një shembull i shkëlqyer i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme, duke theksuar kështu se Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar për të ndërtuar një Kosovë multietnike dhe demokratike, ku respektohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve pa dallim etnie.
Falënderojnë Zyrën e Kryeministrit
“Komuna e Novobërdës është simbol i dialogut dhe tolerancës multietnike. Qeveria e Kosovës dhe USAID-i si rrjedhojë e bashkëpunimit shumë të mirë edhe me komunitetin vendas, kanë realizuar një sërë projektesh që ndihmojnë përmirësimin e kushteve të jetesës. Prandaj, edhe ky projekt është vazhdimësi e investimeve dhe synon promovimin e kulturës së qytetarëve të kësaj komune”, tha Sentic, këshilltar i lartë i Kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve. Ndërsa, El Abd, duke falënderuar Zyrën e Kryeministrit për investim në ndërtimin e këtij objekti kulturor, theksoi se kjo tregon përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për integritetin e pushtetit lokal. “Kjo qendër do të shërbejë si fokus për shfaqje kulturore dhe ngjarje sociale që do të ruajnë identitetin e të gjithë qytetarëve të Novobërdës”, tha El Abd.
Novobërda me karakter multietnik
El Abd në vazhdim të fjalimit të saj tha se ky investim është angazhim i Qeverisë së Kosovës, që forcon demokracinë dhe sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët dhe paraqet përkushtimin e pranimit të karakterit multietnik të këtij vendi të ri. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Novobërdës, Ymeri duke falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe USAID-in, theksoi se këto treva të populluara me qytetarë serbë, njihen për traditë në aktivitete kulturore, por fatkeqësisht nuk ka pasur ndonjë objekt të mirëfilltë ku do t’i zhvillonin këto. “Prandaj, që nga sot kjo nuk do t’ju mungojë” , tha ai, duke theksuar se me përkushtimin e komunës që ai drejton, do të ndihmojë krijimin e një shoqërie kulturoro-artistike, të suksesshme që do ta prezantojë edhe Komunën e Novobërdës në manifestime të ndryshme.
Kujdes edhe për ambientin
Përveç tjerash, gjatë kësaj ceremonie, USAID-i si donacion i dhuroi Komunës së Novobërdës çelësat e një kamioni për mbeturina që t’u shërbejë në mirëmbajtjen e ambientit. |
| Editorial |
"Tri zgjidhje janë të mundshme..."Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) |
| Opinione |
|
Ndue Ukaj |
Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e PrishtinësNë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme |
19°C
Prishtina
Cloudy
Humidity: 78%
Wind: N at 0 mph
Investimi në vlerë prej 90 mijë e 71 euro, është një bashkëfinancim i të dy palëve, ndërsa kontributi financiar i ZÇK-së konform marrëveshjes së bashkëpunimit është 80 mijë e 64 euro. Ky objekt kulturor, ka një hapësirë prej 200 metra katrorë dhe posedon një sallë për aktivitete, zhveshtore dhe zyra administrative. Në një komunikatë për media thuhet se Projekti parashikon zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, në veçanti të rinjve, si pikë kyçe për organizimin manifestimeve të ndryshme kulturore. Këto tri vite, Qeveria e Kosovës ka shumëfishuar investimet në komunën e Novobërdës, përmes investimit me projekte të ndryshme të ndërtimit të infrastrukturës, edukimit dhe promovimit të kulturës, ashtu sikurse është e përkushtuar të ndihmojë edhe komunat tjera, në mënyrë që të ndihmojë fuqimisht ofrimin e shërbimeve efikase dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, për të gjitha komunitetet në Kosovë.

