Kërcënohet kundërshtari i vehabistëve
E martë, 27 Korrik 2010 22:52

 

 

Valdrin Krasniqi

Visar Duriqi

Prishtinë, 26 korrik

 

m_siguriMe të hyrë në zyrën e tij në xhaminë “Dëshmoret e Kombit” në Podujevë, Bekim Jashari imam i kësaj xhamie bën me gisht nga flamuri amerikan, që kishte në tavolinë, duke thënë se dikujt i pengon ky flamur pa specifikuar se kujt. Ai vetëm një ditë pasi që i ishte publikuar prononcimi në “Top Chanel” dhe “Top News” për çështjen e shamisë, është kërcënuar me jetë përmes telefonit nga një person i panjohur. “Ferexheja është një traditë arabe nuk është parim kuranor, ndërsa shamia nuk është fundament islam”, kjo është deklarata për të cilën thotë se është kërcënuar imami Jashari.

Edhe pse rasti është lajmëruar tek organet e rendit, imami nuk e drejton gishtin ndaj askujt, mirëpo pa e pyetur e përmend sektin vehabijë. “Ky sekt me duket se nuk është element që i përshtatet vendin tonë”, për më shumë ai thotë se në ligjëratat e tij në vazhdimësi e ka kritikuar këtë sekt.

 

Kultivon tolerancën

 

Ndër të tjera imami Bekim Jashari foli edhe për luftën ndërfetare, duke thënë se populli shqiptar në këtë rrafsh qëndron më së miri. “Ne jemi besimtarë mysliman shqiptar, por i çmojmë dhe i respektojmë aleatët tonë që e kanë ndihmuar Kosovën”, thotë ai. Jashari ka shtuar se lufta në mes Amerikës dhe vendeve të lindjes nuk duhet të reflektojë tek ne. “Unë personalisht e kam parim të predikojë Kuranin, porositë e urta të Muhamedit Alejhi Selam, por edhe sugjeroj dhe predikoj vazhdimisht të punoj për tolerancë ndërfetare kur dihet se jemi i vetmi popull në botë që nuk kemi pasur asnjëherë luftë fetare në mes vete”, ka deklaruar imami i xhamisë “Dëshmorët e Kombit”, duke sugjeruar se këtë tolerancë duhet ta kultivojmë edhe në të ardhmen.

Magjistër Bekim Jashari është imam i xhamisë “Dëshmorët e Kombit” që nga viti 2000. Kjo xhami sipas tij është ndërtuar nga një shoqatë humanitare e Kuvajtit dhe qytetarëve.

 

Kërcënimi

 

Bekim Jashari javën e kaluar është prononcuar për “Top Chanel” dhe në “Top News” ku ka folur rreth çështjes së ferexhesë dhe të shamisë. Ai kishte thënë se ferexheja është një traditë arabe dhe nuk është parim kuranor, ndërsa sa i përket shamisë imami është shprehur se shamia nuk është fundament islam. Jashari thotë se shamia nuk është prej kushteve as të besimit as të islamit, por është një praktikë e rëndësishme islame. Kjo deklaratë, sipas imamit, ka qenë edhe shkak i kërcënimit që ka pasur këtë të diele.

“Të dielën në ora 13 e 47 minuta më ka thirr një person në telefon me privat numër, duke më thënë: si nuk ke frikë Allahun të thuash që shamia nuk është obligim fetar...largohu prej këtyre mendimeve përndryshe nëse vazhdon kështu shkon”, ky ka qenë kërcënimi, thotë hoxhë Jashari. Pas pak minutave ai e ka paraqitur rastin në polici duke dhënë dy opsione të mundshme se kush ka mundur ta kërcënojë. Imami ka deklaruar në polici se kërcënuesit mund të jenë nga grupi i ekstremistëve apo nga dikush tjetër, që ai nuk deshi ta publikojë.

Komandanti i stacionit policor në Podujevë, Naim Latifi ka thënë se viktima e ka paraqitur rastin në polici, ndërsa tani i mbetet hetuesve ta kryejnë punën e tyre.

 

Hanefizmi vs vehabizmi

 

Edhe pse është kërcënuar me jetë, imami Jashari nuk deklarohet se në kë dyshon. “Nuk guxoj të paragjykoj, sepse Islami e ndalon atë. Nuk dua ta drejtoj gishtin ndaj askujt”, thotë ai. Megjithatë, ai këmbëngul që nuk ka probleme me njerëz. “Unë me asnjë njëri në botë nuk kam probleme as personale as familjare. Me shumicën e vehabistëve kam raporte të mira, por asnjëherë nuk jam pajtuar me idetë e tyre. Jam ithtar i medhëhebit hanefijë, i islamit tradicional e autokton të shqiptarëve, i cili ka kultivuar vazhdimisht tolerancë me vëllezërit tonë kaotikë”, shprehet imami.

Edhe pse thotë që nuk ka probleme me askënd, imami Jashari deklaron se në ligjëratat e tij i ka kritikuar vehabistët. Për më shumë ai thotë se ky sekt është në kundërshtim me atë që ai predikon. “Vehabizmi bie në kundërshtim me hanefizmin, sepse ata nuk i pranojnë medhëhebet. Me këtë ata po bijën ndesh edhe me dijetarët, pasi që dijetarët i pranojnë medhëhebet (shkollat juridike)”, deklaron Jashari.

 

Flamuri amerikan

 

Sa i përket flamurit amerikan, i cili qëndron në tavolinën e punës së tij në xhami, Bekim Jashari thotë se flamuri i pëlqen jashtëzakonisht shumë xhematit të tij. “Flamuri i Amerikës i pëlqen shumë xhematit tim”, thotë me krenari hoxha, mirëpo sipas tij, ai i pengon disa njerëzve që kanë mendime të tjera, pa specifikuar se kush janë ata.

 

Kërcënuesi: Si nuk ke frikë Allahun të thuash që shamia nuk është obligim fetar...largohu prej këtyre mendimeve përndryshe nëse vazhdon kështu shkon.

Imami: Me shumicën e vehabistëve kam raporte të mira, por asnjëherë nuk jam pajtuar me idetë e tyre.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Patrick Moore

"Tri zgjidhje janë të mundshme..."

Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG)

më shumë...

Opinione

opinion

Ndue Ukaj

Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e Prishtinës

Në piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme

më shumë...

Cloudy

20°C

Prishtina

Cloudy

Humidity: 73%

Wind: N at 0 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara