Koha për ndryshime në strukturën komanduese
E martë, 27 Korrik 2010 22:51

Musë Damati

Mitrovicë, 26 korrik

 

m_kosoveMinistri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, ka vizituar të hënën Mitrovicën, me ç'rast ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Komunës, Avni Kastrati, me të cilin ka biseduar për situatën politike dhe gjendjen e sigurisë në këtë qytet.

Ministri Rexhepi, ka thënë se qëndrimi i tij në Mitrovicë ishte në kuadër të vizitave të stacioneve regjionale të policisë, por edhe me një kërkesë që të ndahet një truall për policinë regjionale, për të cilën duhet pritur datën e 29 korrikut, atëherë kur Këshilli Komunal të vendosë pozitivisht për ndërtimin e këtij stacioni regjional. Sipas tij, çështja kontestuese rreth pronës të stacionit jugor, është në procedurë dhe pritet që gjykata regjionale të vendos sa më shpejt në lidhje me këtë. Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka thënë se takimi me Rexhepin ishte një takim pune, gjatë të cilit është biseduar për çështje të ndryshme që janë në interes të qytetarëve. Në lidhje me truallin e stacionit policor, ai ka theksuar se kjo çështje do të dihet përfundimisht në seancën e radhës të KK-së, e cila do të mbahet më 29 korrik.

Ndryshe, ministri Rexhepi ka vizituar edhe stacionin e policisë në jug të qytetit, si dhe lagjen e romëve në Mitrovicë.

 

Opinioni i GJND-së ndihmon komunitetin serb

 

Ministri Bajram Rexhepi, ka thënë se pas vendimit të GJND-së ekziston një opinion më i mirë sesa që është pritur. “Realisht kjo ndihmon komunitetin serb dhe vetë Serbinë që nëse ka pasur iluzione rreth çështjes juridike të Kosovës, të bëjë që ata të kuptojnë më lehtë realitetin e ri kosovar”, ka thënë Rexhepi.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Patrick Moore

"Tri zgjidhje janë të mundshme..."

Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG)

më shumë...

Opinione

opinion

Ndue Ukaj

Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e Prishtinës

Në piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme

më shumë...

Cloudy

19°C

Prishtina

Cloudy

Humidity: 78%

Wind: N at 0 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara