| Në disa klinika të QKUK-së me vjet nuk është bërë deratizimi |
| E martë, 27 Korrik 2010 22:49 | |
|
Prishtinë, 26 korrik
“Unë po tregoj para 2-3 dite e kam parë një mi rrafsh sa një mace, më tmerroj a, veç më shikonte unë e shikoja kjo ishte në Klinikën e Gjinekologjisë. Ke Bub-shvaba p.sh në shumë pjesë, vijnë më thërrasin, por unë materialin që e përdori ai është dezinfektues për pastrim e jo për mi mbyt insektet”, tha ai.
Zyrtarët e QKUK-së nuk shqetësohen
Zyrtarë të QKUK-së nuk shqetësohen shumë për këtë çështje. DDD-ja duhet të bëhet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, por këtë të fundit nuk e kryejnë këtë shërbim falas, thotë zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare, Shpend Fazliu. Ai shpjegon se “QKUK-ja në mungesë të mjeteve nuk ka mundësi të paguajë”. “Është e vërtet që ka një periudhë më të gjatë që në QKUK nuk është kryer DDD-ja. Menaxhmenti i QKUK-së i ka bërë kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për të kryer DDD-në, sepse është i licencuar për këtë çështje. Instituti ka kërkuar që këto shërbime të faturohen dhe për të njëjtat shërbime QKUK nuk ka pasur mundësi të paguajë faturimet që ka kërkuar IKSHP”, thotë ai. Në Institutin Kombëtar, thonë ndryshe. Epidemiologu Jusuf Dedushaj, shpreh gatishmërinë për kryerje falas të shërbimeve të DDD-së, por sipas tij, duhet të gjendet mënyra që në vijën institucionale të sigurohet materiali i nevojshëm për deratizim. “Po çfarë logjike ka të vrapojnë minjtë aty. Instituti Kombëtar ka një shërbim të fuqishëm për deratizim, por instituti nuk e ka obligim me shku edhe me jua mbyt minjtë se ata shpallin tenderë e kur i shpallin tenderët ua dhënë privatëve. Nuk shpallin tender ose marrëveshje me Institutin, ne do t’ua bëjmë falë, por të bëjë ministria një marrëveshje që kjo e fundit t’i blejë mjetet deratizuese, por që duhet vepruar ndryshe”.
Ministria e gatshme ta zgjidhë problemin e deratizimit
Kjo çështje është diskutuar disa herë në mbledhjet e kolegjiumit të drejtorëve në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila është pajtuar t’i mbulojë shpenzimet, ka bërë të ditur zëdhënësi Faik Hoti. Madje ai ndjehet i befasuar kur dëgjon që deratizimi ende nuk është bërë në Qendrën Klinike Universitare. “Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet në dakordim me këto të dyja institucione duke nënkuptuar që do t’i mbulojë mjetet që kërkohen. Thjesht fakti që nuk është diskutuar që disa muaj kjo temë nga Ministria është nënkuptuar që kjo çështje është zgjidhur. Por nëse ka ndodhur e kundërta dhe ende QKUK nuk e ka zgjidhur këtë problem, atëherë Ministria do të jetë në gjendje që këtë problem ta zgjidhë. Sidoqoftë, nuk bëhet fjalë për mjete të mëdha materiale dhe ka mundësi të blihet, por më shumë kërkohet një organizim i mirë sesa që kërkohen shpenzime, të cilat janë të pambuluara”, tha ai. /rtk/
Sëmundjet që mund të barten nga kafshët deri te njeriu
Ekspertë të shëndetësisë disa herë kanë folur për sëmundjet që mund të barten nga kafshët deri te njeriu. Prandaj, brejtësit, insektet madje edhe macet, si shkatërruese të brejtësve, nuk mund të tolerohen në institucione ku njerëzit kërkojnë shërim. Në kushte normale, një klinikë do të duhej të mbyllej kur ajo nuk përmbush standardet e higjienës. |
| Editorial |
"Tri zgjidhje janë të mundshme..."Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) |
| Opinione |
|
Ndue Ukaj |
Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e PrishtinësNë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme |
20°C
Prishtina
Cloudy
Humidity: 73%
Wind: N at 0 mph


