Lojërat e fatit lirohen nga TVSH-ja
E martë, 27 Korrik 2010 22:46

Jeton Ademi

Prishtinë, 26 korrik

 

m_ekonomiBastet, lotaritë dhe format tjera të lojërave të fatit, janë liruar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), dhe kjo thuhet ketë qenë njëra ndër arsyet e mosrealizimit të planit (gjashtëmujor) të të hyrave nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Ndërkaq, mënyra e tatimit ndaj lojërave të fatit pritet të përcaktohet në bazë të tarifave fikse. Mirëpo, për të ardhur deri te kjo mënyrë e tatimit duhet të miratohet Ligji përkatës për këtë çështje, i cili pritet të miratohet deri në fund të vitit. Behxhet Haliti, drejtor i ATK-së, ka pohuar se duke i parë praktikat e vendeve evropiane rreth formës së tatushmërisë së lojërave të fatit, legjislacioni aktual ka liruar nga TVSH-ja këtë veprimtari të biznesit. “Lojërat e fatit nuk janë konsum. Ligji përkatës për këtë çështje është dizajnuar dhe parasheh tarifat fikse, varësisht nga kategoritë dhe pajisjet me të cilat zhvillohen lojërat e fatit”, ka thënë ai.

 

686 mijë euro inkasohen nga Lojërat e fatit

 

Haliti më tej ka pohuar se deri në fund të këtij viti, ky ligj do të hyjë në fuqi, në bazë të së cilit do të tatohen edhe lojërat e fatit. “Miratimi i këtij ligji do të krijojë masa lehtësuese për monitorimin e tatimpaguesve që merren me këtë veprimtari”, ka thënë ai. Megjithatë, Haliti ka mohuar se në mungesë të Ligjit do të dëmtohet buxheti i shtetit. “Këto lojëra tatimohen në tatimin e të ardhurave, në tatimin në fitim dhe në të gjitha tatimet tjera përveç TVSH-së”, është shprehur ai duke shtuar se të hyrat nga Lojërat e fatit sivjet kanë qenë më të larta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Halitit, të hyrat nga tatimet e lojërave të fatit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë qenë 686 mijë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë inkasuar mbi 580 mijë euro.

 

TVSH e nevojshme për Lojërat e fatit

 

Në anën tjetër, ekspertë të ekonomisë, vlerësojnë se Lojërat e fatit janë biznese shërbyese, ashtu siç janë edhe bizneset e tjera. “Kujtoj se, meqë kjo veprimtari është mjaft fitimprurëse, atëherë edhe duhet tatuar. Është fitimprurëse, sepse në Kosovë është një popullatë mjaft e papunë, dhe në një mënyrë ata mundohen që përmes lojërave të fatit “të pasurohen” dhe të eliminojnë vështirësitë e tyre sociale. Dhe meqenëse këto biznese përfshijnë një numër të madh klientësh, atëherë edhe të ardhurat nga këto biznese janë të konsiderueshme”, ka pohuar për “Infopress”, Nagip Skenderi, ekspert i ekonomisë. Sipas tij, inspektorët tatimorë duhet të përcjellin qarkullimin dhe pasqyrat financiare të këtyre bizneseve dhe më pas të vendosin për format e tatimit që duhet ngarkuar këto biznese. “TVSH është taksë obligative shtetërore, një ventil ushqyes për shëndetin e shtetit, prandaj edhe duhet ruajtur këtë formë tatimi edhe për këto biznese, ngase lojërat e fatit krijojnë qarkullim shumë më tepër sesa disa nga bizneset e tjera”, është shprehur eksperti Skenderi.

 

20 mijë gjoba

 

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kontrollet ndaj Lojërave të fatit janë shtuar dukshëm. Kështu, brenda kësaj periudhe janë shqiptuar 20 mijë gjoba ndaj kësaj kategorie të biznesit, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar nuk është shqiptuar asnjë gjobë.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

14°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 82%

Wind: N at 2 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara