Statusi dhe territori të paprekshëm
E martë, 27 Korrik 2010 22:35

Bruksel, 26 korrik

 

kombetareeAs mendimi i qartë i GJND-së, nuk ka arritur t’i bindë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të nxjerrin një mendim të qartë dhe unik rreth shtetit të Kosovës. Pesë vendet anëtare të këtij unioni, që ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e tyre refuzues. Megjithatë, ministrat e jashtëm të këtyre pesë vendeve, kanë thënë se sjellja e vendeve të tyre rreth Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi do të jetë konstruktive dhe se do të mbështesin dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, si dhe perspektivën evropiane të tërë rajonit.

 

Statusi dhe ndarja, të panegociueshme

 

Ajo që vlen të theksohet, është qëndrimi i shumicës së ministrave të BE-së, të cilët kanë thënë se nuk mund të ketë më negociata për statusin e Kosovës dhe nuk mund të ketë biseda për ndarje të territorit të Kosovës. Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Uestervelle, ka thënë se mendimi i GJND-së ka qenë shumë i qartë dhe ka konfirmuar qëndrimin e duhur të Gjermanisë për njohje të pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se integriteti territorial i Kosovës nuk mund të vihet në pikëpyetje. Edhe ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini ka thënë se për shumicën e anëtareve të BE-së dhe disa vende tjera të botës mendimi i GJND-së nënkupton se lidhur me Kosovën mund të bisedohet për gjithçka, pos për statusin. Sipas tij, është momenti t’i dërgohet mesazhi Beogradit për kërkesën e Serbisë për të marrë statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian dhe Serbia për këtë nuk duhet të ketë kusht njohjen e Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, vend kryesues i BE-së, Steven Vanakere tha se njëzetegjashtë vende anëtare të BE-së, kanë arritur përparim me aprovimin e qëndrimit të përbashkët rreth hapave të mëtejmë për politikën ndaj Serbisë dhe Kosovës, pas mendimit të GJND.

 

Negociatat

 

Qëndrimi jounik i vendeve të BE-së, nuk i ka dhënë mundësi përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kethrin Eshton, të thotë se BE-ja, fton vendet t’i qasen negociatave për çështje praktike, por jo edhe për statusin. Shumë shtete që janë angazhuar për të ndihmuar Serbinë në përshpejtimin e rrugës evropiane të saj, kanë thënë se duhet pritur së pari se si do të sillet Serbia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku insiston se do të propozojë një rezolutë, me të cilën do të kërkojë negociata të reja për statusin e Kosovës.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Patrick Moore

"Tri zgjidhje janë të mundshme..."

Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG)

më shumë...

Opinione

opinion

Ndue Ukaj

Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e Prishtinës

Në piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme

më shumë...

Cloudy

19°C

Prishtina

Cloudy

Humidity: 78%

Wind: N at 0 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara