| GJND hapi shtigjet |
| E martë, 27 Korrik 2010 22:34 | |
|
Beadin Syla Prishtinë, 26 korrik
Tani fokusi në zhvillim
Kosova sipas Kryeministrit, tani do të vazhdojë të bëjnë më tepër për zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, edukimin, shëndetësinë, dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Ai tha se opinioni i GJND-së ka hapur perspektivën evropiane për procesin e liberalizimit të vizave, për marrëdhënie tregtare me BE-në dhe procesin e stabilizim-asocimit, por para se gjithash atë të integrimit të Kosovës në NATO, BE, dhe në OKB. “Në të njëjtën kohë dëshiroj të theksoj se gjatë kësaj periudhe edhe në vizitën time që kisha në SHBA, u rikonfirmua edhe një herë mbështetja e jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës nga Qeveria e SHBA-së, për Qeverinë e Kosovës, për qeverisjen e mirë dhe transparente, për sundimin e ligjit, të luftës së pakompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për vizionin tonë për ndërtimin e shtetit demokratik, multietnik, me territor të pacenueshëm të Kosovës”, ka shtuar shefi i ekzekutivit. Ai ka ritheksuar se pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi.
Më shumë përgjegjësi institucionale
Kryeministri, duke folur për opinionin e GJND-së, ka thënë se ai ka prekur edhe kujtesën për të gjithë ata njerëz që sakrifikuan për lirinë e shtetit të Kosovës. Ai sipas tij, ka forcuar bindjen se rruga e respektimit të drejtësisë ndërkombëtare dhe orientimit të drejtë si shtet, ishte e drejtë, por se ka sugjeruar që të vazhdohet me këtë bindje, këtë orientim dhe me këtë punë. “Ky mendim rrit përgjegjësinë e institucioneve për forcimin e shtetit, për konsolidimin e tij, për trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve, për plotësim të zotimeve tona para botës demokratike te të gjitha kritereve dhe sjellje serioze në çdo rast që çdo qytetar yni të jetë krenar me shtetin e Kosovës, duke u zhvilluar krah kombeve të botës së lirë”, është shprehur kreu i Qeverisë. |
| Editorial |
Shteti mbi të gjitha!Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së |
| Opinione |
|
Patrick Moore |
Çka tash, Herr Vestervelle?Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë |
13°C
Prishtina
Partly Cloudy
Humidity: 88%
Wind: NE at 8 mph



