| Abetarja e Shqipërisë në shkollat e Kosovës |
| E hanë, 26 Korrik 2010 21:58 | |
|
“Infopress” Prishtinë, 25 korrik
Çështjet kryesore
Gjatë takimit, të dy ministrat kanë biseduar për 5 çështje kryesore: arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, për mundësinë e bashkëpunimit në shkencë dhe hulumtim, për bashkëpunim në fushën administrative, shkëmbimin e përvojave në harmonizimin e ligjeve dhe akteve tjera nënligjore. Ministri Hoxhaj ka shprehur interesim të madh për përvojën e Shqipërisë në hartimin e teksteve shkollore. Ai më tej ka falënderuar ministrin Tafaj në emër të nxënësve, studentëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për vizitën që po i bën vendit tonë. Hoxhaj ka përmendur se kohë më parë institucionet më të larta të arsimit të dy vendeve kanë nënshkruar marrëveshje për afrimin e sistemit arsimor të institucioneve arsimore parauniversitare dhe universitare.
Shqipëria mbështet reformat në arsimin e Kosovës
Në anën tjetër, ministri Tafaj ka premtuar mbështetjen e Shqipërisë në reformimin e arsimit në Kosovë. “Ministri Enver Hoxhaj, në Kosovë ka vendosur disa standarde të nivelit perëndimor, që ne në Shqipëri ende nuk i kemi. Edhe ne kemi ngritur disa standarde të nivelit perëndimor që Kosova ende nuk i ka, dhe pikërisht në këtë aspekt mund të bashkëpunojmë", është shprehur ministri Tafaj. Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Shqipërisë, ka premtuar mbështetjen e tij, të ministrisë që drejton dhe të Qeverisë shqiptare për të ndihmuar funksionalizimin e Universitetit të Prizrenit. “Ne po mbështesim ndryshimet e shpejta që po ndodhin në arsimin e Kosovës", është shprehur ai.
Universiteti i Prizrenit
Gjatë ditës së diele të dy delegacionet e arsimit, kanë zhvillojnë aktivitete të shumta, që kryesisht lidhen me Universitetin e Prizrenit. Vizita e delegacionit shqiptar përkon me regjistrimin e studentëve të parë në këtë universitet. |
| Editorial |
Shteti mbi të gjitha!Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së |
| Opinione |
|
Patrick Moore |
Çka tash, Herr Vestervelle?Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë |
13°C
Prishtina
Partly Cloudy
Humidity: 88%
Wind: NE at 8 mph
Duke filluar nga muaji shtator, abetaret e Shqipërisë do të përdoren në disa shkolla të Kosovës, derisa ajo e Kosovës do të përdoret në disa shkolla në Shqipëri. Kështu është bërë e ditur gjatë një vizitë dyditore që është duke e zhvilluar në Prizren një delegacion nga Ministria e Arsimit, Shkencës e Shqipërisë, të prirë nga ministri Myqerem Tafaj. Kjo vizitë po bëhet me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në funksionalizimin e Universitetit të Prizrenit. Në ditën e parë të vizitës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë dhe ministri Myqerem Tafaj dhe delegacioni i MASH-it, kanë mbajtur një takim pune në hotelin “Sharr” në Prizren. Gjatë këtij takimi, ministrat Hoxhaj dhe Tafaj janë pajtuar që të fillohet me një pilot-projekt që nga shtatori 2010, kur abetaret e Shqipërisë do të përdoren në disa shkolla në Kosovë, derisa ajo e Kosovës do të përdoret në disa shkolla në Shqipëri.


