Komuna kërcënohet me padi për sheshin
E hanë, 26 Korrik 2010 21:53

Visar Duriqi

Prishtinë, 25 korrik

 

m_kryeqytetPunimet në rirregullimin e sheshit “Nëna Terezë” do të përfundojnë së shpejti. Por, ka mundësi të bëhen edhe “shesh i përplasjeve” në mes të Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Paradisos” që është punë-kryes për rregullimin e tij. Fadil Uka, pronar i kësaj kompanie nuk përjashton mundësinë që ta padisë Komunën e Prishtinës, nëse pas përfundimit të punëve dhe dëmit shtesë që i është bërë nuk participin edhe komuna, edhe pse pranon që nuk ka aneks-kontratë për punët shtesë që iu kanë dalë.

Uka thotë që padia është e sigurt për komunën nëse ndodh që të mos ia jap shumën prej afro 400 mijë eurosh që ia ka borxh nga kontrata.

Në Komunën e Prishtinës pos që konfirmojnë që nuk kanë marrëveshje për investime shtesë në shesh, për të tjerat thonë që do të kenë përgjigje pasi të përfundojnë punimet.

Ndryshe pllakat e granitit në sheshin “Nëna Terezë”, kanë filluar të rirregullohen më 5 korrik. Pllakat e granitit dëmtuan fill pas përurimit zyrtar të këtij projekti, më shumë se tri vite më parë.

 

Uka: Komuna fajtore për dëmtimet

 

Pllakat në sheshin “Nëna Terezë” u dëmtuan menjëherë pas “prerjes së shiritit”. Megjithëse është i detyruar që ta riparojë këtë dëm, Fadil Uka, pronar i kompanisë “Paradiso” thotë që faji është i komunës. “Që kur e morën këtë punë, ne i patëm propozuar komunës që pllakat duhet të shtrohen me fuga (hapësira në mes pllakave), por ata këmbëngulën që të shtrohen pa to dhe filluan dëmtimet. Prandaj, që u dëmtuan pllakat nuk është gabimi i “Paradisos””, tha Uka për “Infopress”.

Ai si dëshmi, që propozimi i tyre ka qenë i qëlluar, përmend pilot-projektin te “Hotel Iliria”. “Kushdo që ka ra nga “Hotel Iliria” e sheh që pllakat që janë vendosur aty sipas mënyrës që ne patëm propozuar nuk janë thyer, pos atyre që i kanë dëmtuar makinat e peshave të rënda, për çka ne nuk garantojmë. Tash jemi duke i vendosur edhe pllakat tjera me fuga, dhe garancioni 10-vjeçar, sipas kontratës, veç tash është i vlefshëm”, thotë ai.

 

Një padi po

 

Uka këmbëngul që nga komuna do të kërkojë që t’i kompensojë dëmet që i janë shkaktuar kompanisë së tij me rastin e përmirësimit të prishjeve, dhe thotë që nëse kjo nuk ndodh, ka mundësi që t’i padisë ata. “Edhe pse nuk kemi bërë llogaritje, pasi që një gjë e tillë do të bëhet pasi të kryhen punët, megjithatë nga parallogaritë del që kompania do të dëmtohet për mbi 270 mijë euro. Edhe komuna do të duhet të marrë një pjesë të këtyre shpenzimeve, pasi që pas përfundimit të punëve, e sidomos nëse konstatohet se ne kemi pasur të drejtë në mënyrën e shtrimit që ne kemi propozuar. Mendoj që nuk duhet të dëmtohemi. Nuk e përjashtoj as padinë si alternativën për ta mbrojtur kompaninë”, shprehet Uka.

Ai megjithatë është i sigurt për një padi. “Nëse ndodh që të mos na japë krejt paratë që na ka borxh ende komuna, nga kontrata e parë, e që janë afro 400 mijë euro, këtu nuk do të lëshojmë pe. Për këtë punë padia është e sigurt”, thotë ai.

 

Vendimi për sheshin

 

Vendimi për rregullimin e sheshit “Nëna Terezë”, ishte marrë nga ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri, dhe ish-kryeshefi i Ekzekutivit, Sami Hamiti, që u akuzuan nga opozita në atë kohë për shkelje të procedurave për investimet.

Ndërkohë, kompania e cila shtroi pllakat, pati dhënë garancion për dhjetë vite, edhe pllakat e granitit nuk përballuan as tre muaj acarin e Prishtinës dhe u thyen. Rregullimi i këtij sheshi me mermer të trashësisë 8 centimetër, është bërë nga Hoteli “Ilira” e deri tek Hoteli “Grand”. Vlera e këtij projekti kap shifrën rreth 2 milionë euro.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

14°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 82%

Wind: N at 2 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara