Shtohen rastet e hajnisë
E hanë, 26 Korrik 2010 21:49

Intervistoi:

Valdrin KRASNIQI

 

m_siguriInfopress: Cila është gjendja e sigurisë në Rajonin e Gjilanit, duke marrë parasysh edhe incidentet e kohëpaskohshme që ndodhin në këtë rajon?

Elmina Mahmuti: Gjendja e sigurisë në rajonin e Gjilanit është e mirë dhe e qetë, të gjithë qytetarët janë të lirë të lëvizin dhe të punojnë pa kurrfarë dallimi, qoftë fetar, etnik, politik apo gjinor. Si zakonisht edhe gjatë këtij viti po vazhdohet me implementimin e planeve të parapara policore, njëherit është duke vazhduar bashkëpunimi, vizitat dhe kontaktet me qytetarë, posaçërisht me pjesëtarët e minoriteteve, me organizata, shkolla dhe institucione të tjera. Vlen të theksohet se falë angazhimit të policisë me plane operative konkrete për parandalimin e huliganizmit nëpër shkolla, si dhe falë bashkëpunimit me institucionet përkatëse kemi arritur ta zvogëlojmë numrin e incidenteve në objektet shkollore dhe në afërsi të shkollave. Me angazhimin e policisë, huliganët janë larguar nga objektet shkollore, por të njëjtit kanë kaluar në rrugë dhe po na sjellin probleme ku kemi pasur edhe raste të cilat kanë përfunduar me fatalitet.

 

Infopress: Nëse e bëni një krahasim me vitin e kaluar, si qëndron Rajoni i Gjilanit me raste të veprave penale?

Elmina Mahmuti: Bazuar në analizat dhe statistikat të cilat i kemi realizuar në raportin gjashtëmujor të vitit 2010 dhe krahasimi i periudhës së njëjtë të vitit 2009, tregon se për periudhën gjashtëmujore të këtij viti kemi rritje të rasteve për 14.4 %, por nëse i referohemi statistikave dhe analizës del se rritja e rasteve është posaçërisht tek veprat penale, vjedhjet dhe vjedhjet e rënda, ku kemi të bëjmë me këto raste me recidivistë dhe kemi të bëjmë me një grup të fëmijëve ndaj të cilëve nuk mund të merren masa ligjore. Kemi rritje të rasteve edhe të dhunës në familje, ku është edhe tregues i mirë i vetëdijesimit të qytetarëve për paraqitjen e rastit në polici, po ashtu kemi të bëjmë edhe me rritjen e rasteve të armëmbajtjeve pa leje, gjegjësisht kemi të bëjmë me konfiskimin e armëve ilegale tek qytetarët.

 

Infopress: Prej këtyre veprave që i përmendni, cila është më e theksuar?

Elmina Mahmuti: Sipas statistikave të cilat i kemi dhe krahasim, të cilat i kemi bërë për dy periudhat paraprake të viti 2010 dhe 2009, koeficienti del se kemi pasur këto vepra penale më të theksuara: vjedhjet kanë shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar për 25%, vjedhjet e rënda për 40%, armëmbajtjet pa leje për 37 % dhe dhuna në familje ka shënuar rritje për 69 %.

 

Infopress: Sa është numri i të arrestuarve gjatë këtij viti në rajonin e Gjilanit?

Elmina Mahmuti: Sa i përket arrestimeve për gjashtëmujorin e vitit 2010 janë të arrestuar 538 persona sipas autorizimeve policore, ndërsa 1839 persona me urdhëresë të Gjykatës, çka do të thotë se nën pranga kanë përfunduar gjithsej 2377 persona.

 

Infopress: Me ardhjen e Behar Selimit në krye të policisë, kanë nisur të bëhen disa ndryshime në Policinë e Kosovës, nga polici intervenuese, po kërkohet polici parandaluese, a është duke u realizuar kjo metodologji e re edhe në Rajonin e Gjilanit?

Elmina Mahmuti: Po. Metodologjia e re e punë së PK-së është akceptuar edhe në regjionit tonë me qëllimin e aplikimit të programeve dhe metodave të prevencionit dhe bashkëpunimit policor afër dhe shumë ngushtë me komunitetin lokal (bashkësinë).

 

Infopress: Pse mendoni se është e nevojshme kjo metodologji e re?

Elmina Mahmuti: Bazuar në vitet e punës dhjetëvjeçare të PK-së dhe tranzicionit të cilën e kemi kaluar, tani është koha për ndryshimin e metodave të punës policore, gjithmonë duke pasur për synim dhe qëllim që PK-ja të jetë sa më afër qytetarit. Metodat e vjetra të punës nuk kanë sjellë afrimin e duhur polici-qytetar për arsyet të ndryshme dhe në shumicën e rasteve jemi përgjigjur vetëm në thirrjet e qytetarëve, ndërsa metodologjia e re është krijuar të jemi shumë afër me qytetarët, t’i dëgjojmë brengat dhe problemet e komunitetit, t’i këshillojmë, të grumbullojmë informata të ndryshme për krimin dhe ta parandalojmë atë, të jemi më efektivë dhe më efikas. Me këtë metodologji, ne jemi në kuptim të fjalës shërbim për komunitetin tonë edhe jemi pjesa e përditshme e komunitetit.

Infopress: A do të ketë largime të komandantëve të stacioneve policore në rajonin tuaj?

Elmina Mahmuti: Me rastin e implementimit të metodologjisë së re të punës së PK-së do të bëhet një analizë e punës gjashtëmujore dhe do të vlerësohet puna e gjithë stafit të PK-së në regjionin tonë dhe në rast se do të kemi ndonjë pengesë ose mosrezultat të punës, sigurisht se do të ketë lëvizje të stafit, por gjithmonë duke pasur parasysh që kjo lëvizje e stafit do ta kenë qëllimin e realizimit sa më profesional të metodologjisë së re të punës së PK-së.

Infopress: Cila njësi e policisë është më profesionale?

Elmina Mahmuti: Në përgjithësi jam e kënaqur me punën e gjertanishme të cilën e ka realizuar PK-ja në regjionin tonë, por vlen të theksohet se puna e njësiteve ka një lidhshmëri të punës së përbashkët në mes njësiteve, mirëpo me rastin e implementimit të metodologjisë së re të punës, njësiti i inteligjencës dhe komunitetit kanë kaluar tek njësiti patrullues, ku tani çdo polic do të jetë më afër qytetarëve, bashkëpunimi do të jetë më i madh, kontaktet me qytetarë do të jenë më të shpeshta, do të kemi konsultime, sugjerime, këshillime etj. Shpresoj se edhe rezultatet nuk do të mungojnë.

 

Infopress: Çfarë plani ka përgatitur Policia Rajonale e Gjilanit për trafikun gjatë stinorit së verës?

Elmina Mahmuti: Sa i përket trafikut regjional për këtë stinor, janë përgatitur për implementim disa plane operative me qëllimin e ruajtjes së rendit dhe sigurisë në trafik. Ajo çka është me rëndësi të theksohet se për herë të parë është duke u implementuar një pilot projekt në nivel regjional, ku do të mbulohen të gjitha qytetet dhe rrugët në regjionin tonë nga patrullat policor në këmbë dhe me automjete nga trafiku rajonal, ku dhe shpresojmë se do të kemi rezultate nga ky pilot projekt.

 

Infopress: Çfarë bashkëpunimi keni me organet e drejtësisë, pasi që në shumë regjione tjera ky bashkëpunim lë shumë për të dëshiruar?

Elmina Mahmuti: Bashkëpunimi me organet e drejtësisë nga ana policore është në nivel, pasi që edhe puna policore ka lidhshmëri të ngushtë me organet e drejtësisë. Me ndryshimet të cilat po bëhen në organet e drejtësisë, besojmë se në të ardhmen nuk do të na mungojnë edhe rezultatet e punës.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Patrick Moore

"Tri zgjidhje janë të mundshme..."

Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG)

më shumë...

Opinione

opinion

Ndue Ukaj

Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e Prishtinës

Në piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme

më shumë...

Cloudy

19°C

Prishtina

Cloudy

Humidity: 78%

Wind: N at 0 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara