Mustafa: Dorëheqjen do ta bëj me shumë dinjitet!
E hanë, 26 Korrik 2010 21:47

Ahmet Bilalli

Gjilan, 25 korrik

 

m_kosoveAhmet Isufi, nënkryetar i AAK-së dhe kryetar dege i AAK-së në Gjilan ka kërkuar nga kryetari i komunës, Qemajl Mustafa që ta mbajë fjalën e dhënë publikisht, kur kishte paralajmëruar për të dhënë dorëheqje nëse dy drejtorë komunalë, të cilët iu kishin imponuar do të vazhdojnë punën edhe më tej.

Ndërsa, se sa iu përket zhvillimeve në komunë, Isufi ka thënë se qeverisja e këtushme lokale është duke u përcjellë me kontradikta dhe defekte në mes PDK-së dhe kryetarit të komunës. “Po ia rikujtoj kryetarit të komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafës, se fjala e dhënë publikisht duhet të mbahet, kur kishte paralajmëruar që kishte thënë për të dhënë dorëheqje, nëse dy drejtorë komunalë, të cilët iu kishin imponuar, nuk do të jepnin dorëheqje”, tha Ahmeti.

 

Isufi: Gjilani s’ka përfituar asgjë as nga rishikimi i buxhetit

 

Për sa iu përket investimeve në Gjilan, Isufi tha se kjo komunë nuk ka përfituar asgjë as nga rishikimi i buxhetit, madje, siç tha ai, janë hequr pjesë të investimeve që kanë qenë të parapara. “Ne Gjilan po ndodh ajo që e kemi thënë më herët”, ka nënvizuar Ahmet Isufi.

Në anën tjetër, kryetari i komunës, Qemajl Mustafa, tha se dorëheqjen do ta bëjë me shumë dinjitet, jo vetëm për dy drejtorët e imponuar, por sidomos për reformën në parti dhe investimet kurrfare në komunë gjatë vitit 2009 dhe sidomos në vitin 2010.

“Unë jam në një komunikim të përhershëm me kryetarin e partisë dhe kryesinë e saj sa i përket procesit demokratik në parti, ndërsa jam në komunikim me qeverinë, Kryeministrin dhe ministrat për marrjen pa kusht të hises që na takon”, tha Mustafa. Ai tha se Komuna e Gjilanit është komunë e madhe dhe shumë i kontribuon buxhetit të vendit.

Kryetari Mustafa tha se me çfarë logjike Gjilani është lënë anash pa investime dhe se kujt kjo po i shkon për shtati, as ai nuk e di, por Mustafa tha se e di vetëm që qytetarët e kësaj komune janë të mrekullueshëm që është qendër e një regjioni kaq të rëndësishëm dhe nuk e meritojnë një trajtim të tillë.

“Nëse Qemajl Mustafa i pengon dikujt kjo është puna më e vogël dhe më e lehtë. Unë lëshoj rrugë. Rruga në përfaqësimin e komunës dhe këtij regjioni është humbur moti. Pse? Dhe kjo do debat të veçantë. Megjithatë, unë po e bëj me këmbëngulje punën time dhe do të insistoj shumëçka për të korrigjuar këtyre ditëve në bashkëveprim dhe bashkërenditje me Kryeministrin, ministrin Shala dhe ministrat e tjerë të Qeverisë Thaçi”, tha Mustafa.

 

Gëzim dhe hidhërim

 

Ahmet Isufi tha se verdikti i GJND-së për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është një arritje e madhe për Kosovën, sepse e legjitimon pavarësinë e saj dhe i hap rrugës vendit drejt integrimeve evropiane, përderisa vendimin e Dhomës së Apelit për ndalimin e Haradinajt e ka cilësuar befasues për faktin se po kjo gjykatë e kishte liruar atë nga të gjitha akuzat, dy vjet më parë.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Patrick Moore

"Tri zgjidhje janë të mundshme..."

Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG)

më shumë...

Opinione

opinion

Ndue Ukaj

Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e Prishtinës

Në piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme

më shumë...

Cloudy

19°C

Prishtina

Cloudy

Humidity: 78%

Wind: N at 0 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara