| Tenderët e KEK-ut “favorizojnë” ofertuesit “single” |
| E hanë, 26 Korrik 2010 21:45 | |
|
Jeton Ademi Prishtinë, 25 korrik
Më pak se tre ofertues
Megjithatë, ky ligj u lejon një hapësirë të vogël, në rastet kur autoritetet kontraktuese mund të vazhdojnë procedurat e prokurimit edhe në rastet kur janë tre e më pak operatorë, mundësi kjo që më së miri po përdoret nga ana e KEK-ut. “Pavarësisht nga kërkesat e vendosura nga neni 30.3, nëse ka arsye të forta të besohet se anulimi i aktivitetit aktual të prokurimit dhe fillimi i një aktiviteti të ri të prokurimit nuk do të rezultojë në paraqitjen e një numri më të madh të tenderëve të përgjegjshëm, atëherë KRPP-ja mundet që të revokojë kërkesën e nenit 30.3, nëse (i) KRPP-ja pranon një kërkesë me shkrim që i parashtron arsyet e autoritetit përkatës kontraktues, dhe (ii) KRPP-ja vendos se arsyet e tilla përbëjnë një bazë të bindshme për të revokuar kërkesën e nenit 30.3”, thuhet në nenin 30.4 të këtij Ligji. Ky nen ka “shpëtuar” edhe KEK-un që të vlerësojë se me këtë rast nuk ka shkelje të ligjit. “KEK-u nuk ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik pasi që ka marrë aprovim nga Agjencioni i Prokurimit Publik (APP) për revokim neni. Kjo do të thotë se KEK-u e ka pasur të lejuar të vazhdojë me tenderin nga organi përgjegjës për revokim neni”, ka pohuar për “Infopress”, Viktor Buzhala, zëdhënës në KEK.
Arsyetohet KEK-u
Sipas, zëdhënësit Buzhala, tenderi ka qenë i përsëritur 3 herë pikërisht për shkak të mungesës së ofertave të përgjegjshme. “Në këtë rast kërkesa për revokim neni dhe vazhdimi me ofertuesit e përgjegjshëm nuk paraqet shkelje ligji, por kryerje të të gjitha procedurave të nevojshme në mënyrë që të kontraktohen punët dhe të procedohet tutje”, ka thënë Buzhala. Sipas tij, për shkak të makinerisë specifike dhe komplekse shpesh në tender që shpall KEK-u mungojnë tre ofertues të përgjegjshëm, sepse kërkohen kompani shumë të specializuara. “Madje, ekspertët e prokurimit vazhdimisht kanë proklamuar se i vetmi subjekt që i nënshtrohet LPP-së dhe që ka arsyeje të plotë të kërkojë revokim neni për të proceduar tutje është KEK-u”, ka vlerësuar ai.
Oferta e vetme KEK-u e ka shpallur kompaninë “Elektronik Business-Pro” në tenderin e hapur për Inspektimin e tymtarit në TCB, edhe pse ishte vlerësuar si oferta e vetme për këtë tender. |
| Editorial |
"Tri zgjidhje janë të mundshme..."Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) |
| Opinione |
|
Ndue Ukaj |
Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e PrishtinësNë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme |
19°C
Prishtina
Cloudy
Humidity: 78%
Wind: N at 0 mph
Zyra e Prokurimit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) vazhdon ta shfrytëzojë në disa raste armën e fundit që e ka, vetëm e vetëm për t’i “shpërblyer” kompanitë edhe në rastet kur në tenderët e hapur nuk ka më shumë se një ofertues. Kështu, KEK e ka shpallur kompaninë “Elektronik Business-Pro” në tenderin e hapur për Inspektimin e tymtarit në TCB, edhe pse ishte vlerësuar si oferta e vetme për këtë tender. Megjithatë, për këtë tender kishin ofertuar dy kompani, mirëpo njëra ishte diskualifikuar nga gara si e papërgjegjshme, ani pse kishte ofertuar me çmim më të ulët prej afro 10 mijë eurove në krahasim me kompaninë fituese çmimi i secilës ka qenë 27.367 euro. Në anën tjetër, Ligji i Prokurimit, përcakton edhe numrin e ofertuesve kur mund të shpallet ndonjë operator fitues. “Nëse më pak se tre (3) tenderë të përgjegjshëm janë pranuar, autoriteti kontraktues e anulon aktivitetin e prokurimit; me ç’rast, autoriteti kontraktues, nëse ende dëshiron të prokurojë lëndët përkatëse, duhet të fillojë një aktivitet të ri të prokurimit për lëndët e tilla”, thuhet në nenin 30.3 të Ligjit të Prokurimit.

