| Debati për Pejtonin fillon “me padurim” |
| E enjte, 22 Korrik 2010 19:33 | |
|
Visar Duriqi Prishtinë, 21 korrik
Në këtë diskutim të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, udhëheqja e Drejtorisë së Urbanizimit, Luljeta Sokoli - Çeku, si dhe përgjegjësit e Kompanisë “Art Dizajn”, të cilët kanë hartuar planin rregullues për lagjen “Pejton”. Duke iu drejtuar të pranishmeve, kryetari Mustafa ka kërkuar nga të gjithë ofrimin e kontributit në pasurimin dhe zgjerimin e planit ekzistues. “Ju duhet të kontribuoni me sugjerimet dhe rekomandimet e juaja që plani të jetë në përputhje me pritjet dhe kërkesat e juaja”, ka thënë kryetari Mustafa. Ndryshe, plani rregullues për lagjen “Pejton” do të mbetet i hapur për diskutim për një muaj rresht dhe gjatë kësaj kohe qytetaret do të mund të afrojnë sugjerimet dhe rekomandimet e tyre në lidhje me përmbajtjen finale që duhet të këtë një plan i tillë.
Komunarët e lavdërojnë
Në diskutimin e së mërkurës, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa është shprehur që puna në hartimin e planeve rregulluese duhet të bëhet në atë mënyrë që të mundësojë zbatim praktik në terren. “Planet duhet t’i përmbajnë elementet dhe kriteret që kërkohen dhe kjo të mundësojë zbatim praktik, ngase kemi hasur në vështirësi në zbatimin e disa planeve rregulluese, shkaku i ekzagjerimeve të panevojshme”, ka potencuar Mustafa. Ndërsa, udhëheqja e Drejtorisë së Urbanizimit, Luljeta Sokoli - Çeku ka shprehur bindjen që periudha prej 1 viteve sa ka zgjatur hartimi i planit rregullues për “Pejton” ka rezultuar me nxjerrjen e një plani të përshtatshëm për banorët e lagjes si dhe për kryeqytetin. “Kemi arritur të ruajmë bërthamën e krijimit të “Pejtonit’ dhe në bazë të planit, ajo lagje do të shndërrohet në një zonë të biznesit, banimit, hotelerisë dhe konsujve”, ka thënë Luljeta Sokoli - Çeku.
Qytetarët nuk kanë durim
Edhe pse kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, udhëheqja e Drejtorisë së Urbanizimit, Luljeta Sokoli – Çeku, shpalosnin planin për ‘Qytezën Pejton” qytetarët pjesëmarrës në debat të kësaj lagjeje, nuk kishin durim. Derisa përfundoi prezantimi i Planit rregullues, meqë sipas tyre, ata donin të ndërhynin me arsyetimin se “janë ngopur me fjalë të kota”. Drita Rexhepi, pronare e një lokali në këtë lagje, u shpreh e shqetësuar rreth rrënimeve të lokaleve prapa Kishës, e cila është duke u ndërtuar. “Unë po flas në emër të shumicës së pronarëve të lokaleve në këtë lagje, dhe kërkoj ta di se a do të rrënohen këto lokale, nëse po, atëherë si do të veprohet me to?”, u shpreh Rexhepi.
13 hektarë
Qyteza Pejton ka 13 hektarë tokë, dhe është njëra nga lagjet më të frekuentuara të qytetit të Prishtinës. Hartimi i planit rregullues për të ka filluar mbi një vit më parë, kurse debati me qytetarë pritet të zgjasë për një muaj. Pas këtij procesi, i njëjti kthehet në Kuvendin Komunal për t’u shqyrtuar nga këshilltarët komunalë. |
| Editorial |
"Tri zgjidhje janë të mundshme..."Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) |
| Opinione |
|
Ndue Ukaj |
Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e PrishtinësNë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme |
19°C
Prishtina
Cloudy
Humidity: 78%
Wind: N at 0 mph


