Zbulohet “Thesari i Kafkës”
E enjte, 22 Korrik 2010 19:31

Cyrih, 21 korrik

 

m_infokult“Hapja e kasafortave”, shpjegojnë disa të përditshme ndërkombëtare, është kërkuar prej një gjykate izraelite, për shkak të një mosmarrëveshjeje ku shteti hebraik, më saktë Biblioteka Kombëtare e Jerusalemit, kundërshton dy motra që kanë trashëguar arkivin e botuesit Max Brod, mik i Kafkës. Sipas “Haaretz”, nga kasafortat ka dalë në dritë “një thesar i vërtetë letrar”.

Ai përfshin, mes të tjerave, letra të ndryshme dhe dorëshkrimin origjinal të një tregimi të shkurtër shumë të njohur të Kafkës (gazeta nuk saktëson se për cilin bëhet fjalë), të cilin studiuesit nuk kanë pasur asnjëherë mundësi ta studiojnë nga afër. Arkivi i Brod, i cili gjendet në katër kasaforta gjendet në UBS prej vitit 1956.

 

Dorëshkrime e vizatime të panjohura

 

Hapja e kasafortave të Cyrihut pason hapjen e disa kasafortave të mëparshme që gjendeshin në dy banka të Tel Avivit. Objektivi është të njihet përmbajtja e saktë e arkivit.

Por nuk do të jetë ende e mundshme njohja e listës së veprave të ruajtura në kasafortat e Cyrihut, sepse motrat Ruth dhe Eva Hoffe, që kanë trashëguar arkivin, i kanë kërkuar drejtësisë izraelite të vendoset heshtja ndaj shtypit sa i përket këtij kontrolli.

 

Kërkesa e Kafkës

 

Kafka i pat kërkuar mikut të tij Max Brod të digjte veprën e tij pas vdekjes, por Brod, i cili emigroi në Tel Aviv në vitin 1939 për t’u arratisur prej nazizmit, i publikoi tekstet. Para se të vdiste ai caktoi si trashëgimtare sekretaren e tij, Ilse Esther Hoffe.

Kjo e fundit ia la të gjithë trashëgiminë të bijave.

Me vdekjen e nënës, Ruth dhe Eva Hoffe dëshiruan të konfirmonin edhe një herë trashëgiminë e tyre nga autoritetet izraelite. Në Tel Aviv vazhdon një proces nëse trashëgimtaret mund të kenë liri veprimi mbi këtë trashëgimi. Biblioteka Kombëtare e Izraelit në Jerusalem, ka përfituar nga rasti për tentuar “rikuperimin e dorëshkrimeve të Kafkës”.

 

Gjetjet

 

Sipas “Haaretz”, nga kasafortat ka dalë në dritë “një thesar i vërtetë letrar”. Ai përfshin, mes të tjerave, letra të ndryshme dhe dorëshkrimin origjinal të një tregimi të shkurtër shumë të njohur të Kafkës, të cilin studiuesit nuk kanë pasur asnjëherë mundësi ta studiojnë nga afër. Arkivi i Brod, i cili gjendet në katër kasaforta gjendet në UBS prej vitit 1956.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

13°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 88%

Wind: NE at 8 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara