| Polici vret në vetëmbrojtje sulmuesin e maskuar |
| E enjte, 22 Korrik 2010 19:29 | |
|
Valdrin Krasniqi Prishtinë, 21 korrik
Sipas kapiten Baki Kelanit, shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës, vrasja ka ndodhur të martën, rreth orës 17:00 në Gërmi të Prishtinës, tek vendi i quajtur te antenat. “Derisa një zyrtar policor, jashtë detyrës dhe në rroba civile, po qëndronte në Gërmi, një i dyshuar i armatosur me një revole të tipit TT dhe i maskuar i ishte afruar policit nga dera e pasagjerit duke i kërkuar të holla”, thotë kapiteni. Mësohet se i dyshuari pasi që ka grabitur një telefon mobil nga brendia e veturës e ka sulmuar fizikisht policin duke i shkaktuar lëndime trupore. Në bazë të hetimeve fillestare, besohet se pas kësaj zyrtari policor e ka nxjerrë revolen e tij dhe pasi që personi i maskuar dhe i armatosur nuk iu ka përfillë urdhrave verbale dhe ligjore për ndalim, zyrtari policor e ka përdor revolen e tij zyrtare duke qëlluar në të dyshuarin. Njësitet përkatëse të policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes përderisa ekipi mjekësor që ishte po ashtu prezent në vendin e krimit, konfirmoi vdekjen e të dyshuarit. Me urdhër të Prokurorit të Qarkut, zyrtari policor i është caktuar masa e ndalimit policor si vazhdimësi e procedurave të rregullta hetimore, ndërsa Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorin e Qarkut është në vazhdimësi të këtij procesi hetimor. |
| Editorial |
"Tri zgjidhje janë të mundshme..."Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) |
| Opinione |
|
Ndue Ukaj |
Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e PrishtinësNë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme |
20°C
Prishtina
Cloudy
Humidity: 73%
Wind: N at 0 mph


