| Objektet e banimit në Lumëmadh i kthehen Komunës |
| E enjte, 22 Korrik 2010 19:27 | |
|
Bahri Bivolaku Vushtrri, 21 korrik
Kthimi i pronës me ligjin për financimin e programeve të veçanta për banim
" Banesat e ndërtuara para marsit 1999 nga organizatat humanitare ndërkombëtare për strehimin e refugjatëve do të bëhen pronë e komunave, në të cilat ato gjenden. Familjet që do të vendosen në këto banesa do të përzgjidhen sipas kritereve të këtij ligji", është citat nga ligji i 25 shkurtit të vitit 2010 të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës, që rregullon materien për financimin e programeve të veçanta për banim, në bazë të së cilit objektet banesore të ndërtuara për refugjatët serbë nga Kroacia e viteve të 90-ta në Komunën e Vushtrrisë, Junikut, Deçanit dhe Fushë Kosovës duhet t'u kthehen në posedim dhe menaxhim komunave përkatëse. Mu për këtë shkak, drejtori ekzekutiv i AKP-së, Scott Bower me anë të një shkrese ka kërkuar edhe takimin me kryetarin e Komunës, Bajram Mulaku, për t'i diskutuar për mënyrën e bartjes së këtyre pronave. "Deri më sot ligji i cekur nuk është publikuar në gazetën zyrtare, megjithatë AKP-ja do të dëshironte të diskutojë dhe të bie dakord mbi mënyrën se si t'i barten 55 prona të lëndëve invetare Komunës së Vushtrrisë", thotë Scott Bower. |
| Editorial |
"Tri zgjidhje janë të mundshme..."Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) |
| Opinione |
|
Ndue Ukaj |
Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e PrishtinësNë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme |
20°C
Prishtina
Cloudy
Humidity: 73%
Wind: N at 0 mph


