102.2 milionë euro mblidhen nga tatimet
E enjte, 22 Korrik 2010 19:24
Jeton Ademi

Prishtinë, 21 korrik

 

 

m_ekonomiAdministrata Tatimore e Kosovës (ATK), në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka arritur të mbledhë rreth 5 milionë euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, të hyrat nga tatimet janë më të ulëta për 4.7 milionë në krahasim me planifikimin. Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti, të mërkurën në një konferencë për media ka prezantuar të hyrat e gjashtëmujorit të parë, me ç’rast ka njoftuar se vlera e të hyrave të realizuara për periudhën janar-qershor, është 102.2 milionë euro. “Mbledhja e këtyre të hyrave është për 4.7 milionë euro ose 4 për qind më pak sesa plani i paraparë për të njëjtën periudhë. Mirëpo, nëse i krahasojmë këto të hyra me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, atëherë të hyrat në këtë vit janë më të mëdha për pesë për qind”, ka pohuar Haliti. Ndërkaq, shuma prej 235 milion eurove, e cila është planifikuar të inkasohet nga ana e ATK-së për vitin 2010, drejtori Haliti shpreson se kjo shumë do të mund të arrihet pavarësisht ngecjeve në gjashtëmujorin e parë. “Plani për inkasimin e 235 milionë eurove nga tatimpaguesit, besojmë që do të realizohet, pasi që inkasimi gjithherë është më i mirë në gjashtëmujorin e dytë”, është shprehur Haliti.

 

600 biznese pajisen me arka fiskale

 

Ndërkaq, sa i përket procesit të fiskalizimit të bizneseve, drejtori Haliti ka thënë se deri më tash janë fiskalizuar 600 biznese. “Nuk është shifër që e dëshirojmë, pasi që ka pasur rezistime nga ana e tatimpaguesve për t’u pajisur me pajisje fiskale. Por, e rëndësishme është se procesi po ecën”, tha Haliti. Ai më tej njoftoi se për t’u përshpejtuar ky proces, MEF-i shumë shpejt do ta licencojë edhe operatorin e tretë për pajisje fiskale. Ndërkaq, ndaj biznese të cilat nuk janë pajisur me arka fiskale, Haliti ka njoftuar se ndaj tyre kanë filluar të shqiptohen gjobat. “Me arka fiskale në rundin e parë nuk obligohen të pajisen 230 biznese, sepse kryejnë transaksione bankare, ndërkaq, afati për grupin e ardhshëm të tatimpagueseve është 30 gushti”, ka thënë ai. Haliti më tej ka pohuar se deri në fund të këtij viti do të fiskalizohen shumica e bizneseve, për të filluar vitin e ardhshëm me inspektimin e implementimit të këtij projekti.

 

Tatimet e detyrueshme

 

Drejtori Haliti ka njoftuar po ashtu se sivjet ka pasur ngritje të të hyrave përmes mbledhjeve së detyrueshme që u janë bërë bizneseve, përmes embargove në importe dhe eksporte, konfiskimeve të pasurisë së tatimpaguesve, shitjeve të pronave, etj. “Për periudhën janar-qershor nga mbledhja e detyrueshme janë inkasuar 18.5 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, po ashtu në këtë vit janë realizuar 36 për qind më shumë”, ka pohuar ai. Sipas tij, ATK këtë vit është mundur të trajtoi në mënyrë të barabartë të gjitha bizneset, pasi që sipas tij, përderisa vitin e kaluar 50 bizneset më të mëdha në vend kanë kontribuar me 51 për qind të mbushjes së arkës së tatimeve, sivjet kjo shifër ka rënë në 46 për qind. Haliti ka folur edhe për borxhet të cilat ndaj ATK-së kapin shifrën 220 milionë euro.

 

TVSH e para

 

Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti, ka njoftuar edhe për të hyrat në bazë të llojeve të tatimeve. Ai ka thënë se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), është lloji më i madh i tatimeve që kontribuon në arkën e shtetit me 39.3 për qind nga të hyrave të përgjithshme të tatimeve. Pas saj, vjen Tatimi në Korporata me 20.1 për qind dhe Tatimi i Mbajtur në fitim me 19.6 për qind.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

14°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 82%

Wind: N at 2 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara