Fakulteti i Edukimit e konteston konkursin
E martë, 20 Korrik 2010 16:46

Artan Kryeziu

Prishtinë, 19 korrik

 

m_infoyouthKëshilli i Fakultetit të Edukimit ka hedhur poshtë pasqyrën e propozuar të pranimit të studentëve të rinj për Fakultetin e Edukimit, sipas së cilës nuk do të regjistrohen fare studentë në degët në Prizren, në gjashtë programe studimi në Gjakovë dhe në pesë programe në Gjilan.

Mirëpo, zëdhënësi i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Isuf Iberdemaj ka thënë se rektorati i ka marrë këto vendime konform Agjencisë për Akreditim.

 

Edukimi abstenon

 

“Në Prizren nuk do të regjistrohen student të rinj në Fakultete të Edukimit, mirëpo regjistrimi i tyre do të bëhet në Prishtinë. Këtë edhe e thotë rregulla e Universitetit të Bolonjës, ku pedagogët, arsimtarët duhet që shkollimin e tyre ta kryejnë në kryeqytet, shkaku se aty e formon kulturën e vetë si profesor (arsimtar)”, u shpreh Iberdemaj.

Sipas zyrtarëve të Fakultetit të Edukimit, në degët e këtij fakulteti, në Gjilan, në Prizren dhe në Gjakovë, kërkesat për regjistrim në programet arsimore janë shumë të mëdha dhe në këto qendra ekziston një traditë gjysmëshekullore e arsimit të lartë.

Po ashtu, sipas tyre, kjo lë jashtë sistemit arsimor shumë studentë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët mundësinë e vetme të shkollimit të lartë e kanë në këtë fakultet (Dega në Gjilan).

“I vetmi fakultet për edukimin e gjeneratave të reja ishte Gjilani dhe këtu e mbyllën. Kushtet jo të mira financiare dhe udhëtimi na bën neve që t’i ndërpresim studimet dhe të merremi me punë të tjera ose të marrim rrugën e mërgimit”, shprehet një student nga Medvegja.

Këshilli i Fakultetit kërkon që Fakulteti i Edukimit, Qendra në Prizren, të përfshihet në kuadër të Universitetit të Prizrenit ose të regjistrohen studentë në këtë fakultet, sikundër deri më tani, në kuadër të UP-së.

“Ne kishim Fakultetin e Edukimit, mirëpo na e dërguan në Prishtinë, shkaku i hapjes së Universitetit të Dytë Publik në Prizren, kjo nuk u shkon përshtati studentëve të Komunës së Dragashit dhe atyre të rajonit të Hasit”, shprehet një i ri nga qyteti i Prizrenit.

Këshilli i Fakultetit të Edukimit thekson se nuk do të marrë asnjë detyrim nga konkursi i UP-së.

 

Dueli UP – Fakulteti i Edukimit

 

Por, Iberdemaj shprehet se senati ka marrë vendim për miratimin e regjistrimit të studenteve të ri të Fakultetit të Edukimit. “Këtu nuk ka kurrfarë dueli mes menaxhmentit të këtij fakultetit dhe UP-së, pasi urdhrat e Agjencisë për Akreditim janë obligative për krejt universitetin”.

Sipas tij, këto vendime janë marrë pas hulumtimeve të bëra nga Agjencia për Akreditim dhe këto vendime janë si rrjedhojë e tyre ku kanë hasur edhe në parregullsi në disa degë të fakulteteve.

 

Studentët vijojnë aty ku kanë filluar

 

Lidhur me studentët aktualë, Iberdemaj shprehet se nuk do të ketë transferim të studentëve të Fakultetit të Edukimit gjatë vitit akademik 2009/10 në Prishtinë dhe ata do t’i vazhdojnë studimet ku i kanë filluar në Prizren, në Gjilan dhe në Gjakovë.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

14°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 82%

Wind: N at 2 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara