| Studentët e Universitetit Veror të Prishtinës vizituan Ministrinë e Mjedisit |
| E shtunë, 17 Korrik 2010 18:30 | |
|
Prishtinë, 15 korrik
Grupi i studentëve përbëhej nga studentë nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe studentë të universiteteve të Republikës së Kosovës. Pasi i përshëndeti dhe u uroi suksese në studime, ministri Yagcilar i njoftoi studentët më punën aktivitete, projektet dhe fushën e legjislacionit mjedisor. “Mjedisi është një çështje shumë komplekse dhe çështje që nuk njeh kufij, prandaj bashkë me ju, gjeneratat e reja, do të bëjmë punë edhe më të mira për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit”, tha ministri Yagcilar. I pyetur nga studentët për projektet konkrete mjedisore, ministri Yagcilar potencoi projektin për vendosjen e stacioneve për monitorimin e ajrit, si projektin më të rëndësishëm në këtë kohë, krahas shumë projekteve të tjera që janë në realizim e sipër. “Rrjetin e stacioneve për monitorimin e ajrit do ta shtrijmë në mbarë territorin e Republikës së Kosovës dhe kështu do të jemi në hap me të gjitha shtetet e botës”, tha ministri Yagcilar. Në fund të kësaj vizite, drejtori i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit, z. Muhamet Malsiu, bëri një prezantim të hollësishëm për tërë punën e gjertanishme të MMPH-së. |
| Editorial |
Shteti mbi të gjitha!Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së |
| Opinione |
|
Patrick Moore |
Çka tash, Herr Vestervelle?Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë |
14°C
Prishtina
Partly Cloudy
Humidity: 82%
Wind: N at 2 mph



