Prezantohet Strategjia e Sistemit të Informimit Shëndetësor
E diel, 11 Korrik 2010 02:58

Prishtinë, 8 korrik

 

m_shendetesiDrejtues të Grupit Punues për Hartimin e Strategjisë së Informimit Shëndetësor (SISH) të Kosovës kanë prezantuar sot në Ministrinë e Shëndetësisë draftin final të kësaj strategjie, e cila përmban objektivat kryesore dhe Planin e veprimit për implementimin e SISH-it në Kosovë.
Sistemi i Informimit Shëndetësor ka në përbërjen e tij tre komponentë, siç janë: krijimi i infrastrukturës së teknologjisë informative, hartimi i kornizës ligjore dhe zbatimi i standardeve evropiane në shëndetësi.

Ky draft final i Strategjisë së SISH-it paraqet edhe elementet bazike të tij, ndërkohë që shoqërohet edhe me Planin e veprimit, që ka tre faza të implementimit.
Faza A ka të bëjë me veprimet afatshkurtra (2010-2013) të nevojshme për krijimin e infrastrukturës, hartimin dhe zbatimin e SISH-it në pilot në Prishtinë dhe rajonin e Prizrenit si dhe përmirësimin e statistikave ekzistuese.
Faza B përfshin veprimet afatmesme (2012-2014) të planifikuara për integrimin e SISH-it në praktikë, në bazë të vlerësimit të rezultateve nga pilotimi.
Faza C ka të bëjë me veprimet afatgjate (2010-2020) për të përforcuar infrastrukturën, aplikimin e teknologjive për të mbështetur operacione në shkallë të plotë të SISH-it në tërë Kosovën dhe të funksionojë në drejtim të përmbushjes së objektivave të parashtruar.
Drafti final i Strategjisë së SISH-it mund të përfshijë plotësime të tjera eventuale para se të nënshkruhet nga ministri i Shëndetësisë, ndërsa është përpiluar nga Grupi i ekspertëve vendor, mbështetur nga Programi përkrahës për shëndetësi në Kosovë i implementuar nga Lux Development, financuar nga Dukata e Madhe e Qeverisë së Luksemburgut dhe Qeveria e Kosovës.

Në hartimin e kësaj Strategjia ka ndihmuar edhe Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë.
SISH nënkupton një grup të tërë të veprimeve të normalizuara, mjetet dhe metodat e aplikuara për të mbledhur, personalizuar, organizuar dhe menaxhuar e shpërndarë informacionet në sektorin e shëndetësisë.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

14°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 82%

Wind: N at 2 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara