| Pse nuk qëndrojnë kritikat ndaj ndryshimeve në Qeveri? |
| E martë, 13 Prill 2010 20:10 | |
![]()
Lulzim Rifaj
Ndryshimet e reja në Qeverinë Thaçi, përpos shumë vlerësimeve të larta që kanë marrë nga faktorë të brendshëm politikë e ambasadorë të akredituar në Prishtinë (shih: vlerësimin e lartë të ambasadorit amerikan, Christopher Dell, ndaj ministrit aktual në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi; pastaj vlerësimet pozitive të ambasadorit të Gjermanisë), ndaj këtyre ndryshimeve janë zhvilluar edhe kritika të shumta, disa prej të cilave do t'i analizojmë në këtë shkrim. Pra, ne do të provojmë të kritikojmë disa prej kritikave të bëra ndaj prurjeve të reja në qeverinë Thaçi. Ne do të argumentojmë se disa prej këtyre kritikave nuk qëndrojnë dhe bëhen thjesht për konsum të brendshëm politik. E para, Qeveria Thaçi është kritikuar se me 'këto ndryshime nuk është ndërruar mentaliteti qeverisës, por vetëm janë ndërruar aktorët e kësaj 'keq qeverisje". Ky vlerësim nuk qëndron, sepse ministrat e rinj natyrisht që do të manifestojnë edhe logjikë të re qeverisëse, e cila logjikë jo që do të ndryshojë logjikën me të cilën kanë qeverisur ministrat e shkarkuar nga detyra, por do të perfeksionojë edhe më tutje logjikën e qeverisjes së mirë, të cilën e kanë aplikuar ministrat e shkarkuar. Pra, ministrat e zëvendësuar nuk janë zëvendësuar për shkak të qeverisjes së keqe, por më shumë për shkak të asaj që tha edhe ambasadori amerikan, "Për të krijuar energji të reja në luftën kundër korrupsionit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik". Thjesht, çdo sistemi qeverisës i duhet të riafirmohet pas një periudhe të caktuar qeverisëse shumë dinamike e tillë çfarë ka qenë periudha e deritanishme e Qeverisë Thaçi (kujto: përgatitjen e vendit për shpalljen e pavarësisë, miratimi i paketës ligjore që del nga pakoja e Ahtisarit, procesi i sigurimit të njohjeve të reja, përballja me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, etj). Ndryshimet e bëra pritet t'i japin Qeverisë Thaçi dhe qeverisjes së PDK-së në përgjithësi një energji dhe mobilizim më të madh për t'u përballuar me sukses me sfidat e reja të cilat e presin shtetin. Njerëzit e rinj në qeveri pritet të krijojnë projekte të reja dhe të përshpejtojnë zbatimin e projekteve ekzistuese. Kjo është diçka pozitive për shtetin. E dyta, Qeveria Thaçi është kritikuar se me 'këto ndryshime nuk janë prekur ministritë e përfolura për dështim; ministritë ku supozohet se ka pasur korrupsion'. Edhe kjo kritikë nuk qëndron. Sepse asnjë ministri e Qeverisë Thaçi nuk ka dështuar. Ka pasur ministri ku është qeverisur më mirë ose më keq, mirëpo për dështim as nuk bëhet fjalë. Kjo sepse Qeveria Thaçi me përbërjen e kaluar ka përgatitur vendin për shpalljen e pavarësisë, ka menaxhuar me sukses gjendjen e sigurisë pas pavarësisë, me ç'rast paralajmërimet e kobshme për shpërngulje masive të popullatës serbe u zëvendësuan me projekte konkrete nga qeveria për krijimin e kushteve më të mira për jetë për komunitetet, ka siguruar një numër të konsiderueshëm të njohjeve, ka anëtarësuar shtetin në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, etj. Arsyeja tjetër pse kjo kritikë nuk qëndron është fakti se pikërisht me këto ndryshime janë prekur disa prej sektorëve të cilët vlerësohet se nuk kanë qeverisur në formën më të mirë të mundshme dhe ku ka pasur ngecje në realizimin e qeverisjes së mirë. Për një kohë Qeveria Thaçi është kritikuar se ka pasur ngecje në sundimin e ligjit dhe rendit në tërë territorin e vendit (kritikë e bërë kryesisht nga partitë politike opozitare), në fushën e shëndetësisë dhe në luftën kundër korrupsionit (kritikë e bërë nga faktori ndërkombëtar) në veçanti në pushtetin gjyqësor; pikërisht në të tria këto ministri ka pasur ndryshime. Rrjedhimisht, ndryshimet e tilla e relativizojnë kritikën se me këto ndryshime nuk janë prekur sektorët ku nuk ka funksionuar krejt si duhet koncepti i qeverisjes së mirë. Përkundrazi, nga ndryshimet e bëra shihet se janë prekur ata sektorë ku ka pasur kritika nga faktori politik i brendshëm dhe nga organizatat ndërkombëtare. E treta, Qeveria Thaçi është kritikuar se 'për shkak të dështimit në këtë proces të rikonfigurimit të qeverisjes duhet të shkojë shteti në zgjedhje të parakohshme parlamentare apo në qeveri teknike' (qëndrimi më i ri i liderit të AKR-së, Behxhet Pacollit). Ndërsa shumë analistë politikë, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare të vendosur në Kosovë, dhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë, besojnë se pikërisht për shkak të këtyre ndryshimeve dhe për shkak të afatit të rregullt kushtetues të zgjedhjeve, nuk duhet të ketë zgjedhje sivjet dhe ato duhet të mbahen në vitin e ardhshëm atëherë kur përfundon edhe mandati i strukturës aktuale qeverisëse. Këto ndryshime në Qeverinë Thaçi do të sjellin energji të reja në qeveri të mjaftueshme për të shpënë shtetin në afatin e rregullt kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
(Autori është kryesues i Kuvendit Komunal të Dragashit) |
| Editorial |
Shteti mbi të gjitha!Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së |
| Opinione |
|
Patrick Moore |
Çka tash, Herr Vestervelle?Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë |
13°C
Prishtina
Partly Cloudy
Humidity: 88%
Wind: NE at 8 mph




