| Më lehtë pa dhimbje |
| E premte, 02 Prill 2010 23:13 | |
|
Bekim Kabashi
Ndryshimet e paralajmëruara në kabinetin qeveritar Thaçi, u deshën katër muaj kohë për t'u finalizuar. Vetë periudha kaq e gjatë, deri te ardhja e këtij akti, tregon se nuk ka qenë edhe aq i lehtë ky proces. Vlerësohej, se po pritej përfundimi i procesit elektoral, që të shmangej tensioni që sjell gara, ashtu edhe ndodhi. Por ajo që shohim sot, një ditë pasi kemi kuptuar emrat e atyre që shkuan nga kjo qeveri, dhe atyre që zëvendësuan ata, më së miri do të mund të përkufizohej me titullin e këngës "Më lehtë pa dhimbje", të rok grupit, "Asgjë sikur Dielli". Ministrat "kurban" të këtij riformatimi të pashmangshëm, si kusht i kompromisit për mosprishje të koalicionit, i ardhur gjatë tensionit elektoral dhe pas lajmit të dalë në publik, vërehet se janë të pafuqishmit e të dy partnerëve të koalicionit. Megjithatë, asnjë e keqe në këtë mes, për faktin e pakontestueshëm, se politikën e bëjnë të fuqishmit. Kryeministri Thaçi tha se ndryshimet në kabinetin e tij, janë të lidhura me përshpejtimin e reformave, në përputhje me nevojat në vend. Edhe kjo mund të vlerësohet si shumë e arsyeshme, për faktin se zgjedhjet e fundit lokale, treguan se koalicioni aktual, po lëkundej nga të pakënaqurit, jo pak të fuqishëm brenda partnerit të vogël të koalicionit. Një qeveri për të qenë në gjendje t'i çojë proceset përpara, e para punës duhet të ketë stabilitet të brendshëm, stabilitet i cili u pa qartë të lëkundej muaj më parë, kur partnerët e koalicionit, u vunë në garë të drejtpërdrejtë zgjedhore mes tyre. Dy të fuqishëm në LDK, në mesin edhe të të tjerëve, që po tentonin të ndalnin në gjysmë mandatin e kësaj qeverie, ishin shefi i Shtabit elektoral të LDK-së, Lutfi Haziri, tani i emëruar ministër i Kulturës dhe mjeku me profesion, Bujar Bukoshi, i cili do t'i prijë dikasterit që menaxhon sektorin më të ndjeshëm dhe më të sëmurë në vend, atë të shëndetësisë. I pari i frustruar, pasi nuk po e përballonte faktin e të qenët jashtë karriges së pushtetit, dhe tjetri i dëshmuar si opozitar permanent, pa marrë parasysh pozicionin e subjektit të tij politik. Me këtë veprim, duket të menduar mirë dhe gjatë, kreu i ekzekutivit të vendit, përveç që ka mbyllur temën e zgjedhjeve të parakohshme, thuajse të ditur tanimë, i ka dhënë edhe stabilitet qeverisë që drejton, që ajo të mund të merret më shumë me reformat në vend, e jo vetëm me vetveten. Të pakënaqurit, tanimë kanë realizuar ambiciet e tyre. Ata nëse nuk do të mund të jenë më mirë se sa paraardhësit e tyre, në zgjidhjen e problemeve në resorët që do të udhëheqin, të paktën, do ta lënë të qetë qeverinë në stabilitetin e saj, për t'u marrë me reformat në vend, deri në fund të mandatit të saj kushtetues. |
| Editorial |
"Tri zgjidhje janë të mundshme..."Në fund të muajit gusht, OJQ-ja ndërkombëtare me bazë në SHBA, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) |
| Opinione |
|
Ndue Ukaj |
Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës dhe Katedralja e PrishtinësNë piedestalin e personaliteteve më të mëdha të njerëzimit, Nëna Terezë zë vendin më meritor. Ajo ishte dhe mbetet e pakrahasueshme |
19°C
Prishtina
Cloudy
Humidity: 78%
Wind: N at 0 mph


