KFOR-i dhe EULEX-i, jo neutral në veri
E martë, 30 Mars 2010 19:57

Alidin Damati

 

Siç po shihet, sivjet refreni politik është veriu i Kosovës. Hartimi i një strategjie për të integruar pjesën veriore në sistemin ligjor, politik, ekonomik të vendit, po shoqërohet me debate të ndryshme. Emërimi i një koordinatori për zbatimin e strategjisë, si edhe formimi i disa grupeve punuese, janë një argument se autoritetet kosovare e kanë marrë më seriozisht kësaj here fatin e kësaj pjese të Republikës. I mbetur jashtë kontrollit shtetëror, i futur edhe më shumë nën ndikimin e strukturave paralele që sponsorohen nga Serbia, veriu i Kosovës mbetet simbol i destabilitetit, i dështimit të ligjit, i kontrabandës dhe i krimit të organizuar. Organizimi i zgjedhjeve, formimi i komunës veriore, fuqizimi i strukturave legale të dala nga vota e serbëve, janë kushte për të arritur kthesën pozitive. Por, të gjitha këto vështirë të jetësohen, nëse raportet me Beogradin nuk u nënshtrohen ligjeve të Kosovës dhe vazhdojnë të mos përfillin Prishtinën zyrtare. Nga ana tjetër, mungesa e një konsensusi politik të brendshëm mund ta dobësojë nismën aktuale. Partitë në Kosovë duhet t'i lënë anash mospajtimet për çështje të ndryshme dhe, kur është fjala për zbatimin e strategjisë apo edhe përmirësimet e mundshme në të, të reflektojnë një frymë bashkëpunimi dhe jo përçarjeje. Në sytë e pakicës serbe, mungesa e unitetit shqiptar interpretohet si qëndrim joserioz dhe jobindës. Faktori tjetër që ndikon negativisht në zbatimin e strategjisë për veriun, është neutraliteti i KFOR-it dhe i EULEX-it. Forcat e NATO-s, si paqeruajtëse dhe garantuese të sigurisë, nuk mund të jenë neutrale, por duhet të mbështesin çdo përpjekje për të vendosur sundimin e rendit dhe të ligjit. Ndërkohë, pozicionimi disa herë refuzues i Bashkimit Evropian dhe i misionit të tij, EULEX-it, e dobëson që në start përpjekjen për veriun. Edhe me rastin e zgjatjes së mandatit të kreut të ICO-së si përfaqësues special i BE-së, Piter Fejt, zyrtarët e BE-së ia përkujtuan diplomatit holandez se duhet të respektojë qëndrimet individuale të secilit anëtarë të Unionit. Kjo do të thotë se duhet të respektojë edhe shtetësinë, por duhet t'i mbyllë sytë kur shkelet sovraniteti.                                                                                              Strategjia e Qeverisë së Kosovës për veriun ka një rëndësi të veçantë, prandaj duhet të imlementohet dhe të realizohet sa më parë në praktikë, kështu, më në fund, do të zbatohen dhe do të ndërtohen institucionet shtetërore në tërë Republikën e Kosovës. Mjaft kemi qenë tolerantë dhe të durueshëm ndaj krimit të organizuar, kontrabandës, strukturave paralele në veri të Mitrovicës, respektivisht veprimtarisë destruktive të Beogradit në territorin e Kosovës. Kjo strategji më në fund është mirëpritur nga shumica e qytetarëve të Kosovës, edhe pse e vonuar, sepse është dashur më herët të ndërmerren masat e nevojshme, menjëherë pas mbarimit të luftës, gjegjësisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, konform ligjshmërisë dhe kushtetutës së aprovuar. Kjo vonesë ka reflektuar vështirësi dhe telashe të papritura në realizimin e ligjshmërisë dhe kushtetushmërisë në veriun e Mitrovicës dhe në tërë territorin e Kosovës.

Vendose në:

Facebook    StumbleUpon   
 
mesi_i_arte2
Editorial

editorial

Elife Luzha

Shteti mbi të gjitha!

Shteti i Kosovës edhe një herë pritet të përballet me Serbinë. Kësaj radhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

më shumë...

Opinione

opinion

Patrick Moore

Çka tash, Herr Vestervelle?

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë

më shumë...

Partly Cloudy

13°C

Prishtina

Partly Cloudy

Humidity: 88%

Wind: NE at 8 mph

Copyright © 2010 Infopress - Infopress
Te drejtat jane te rezervuara